Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e 49 shqiptarëve në Beleg të Deqanit, shkruan InLajmi.
Veseli ka thënë se 21 vjet më parë, aparati policor dhe ushtarak i Serbisë kreu një ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit duke masakruar 49 shqiptarë në në fshatin Beleg të Deçanit.
Ai shtoi se është tepër e dhimbshme sot që xhelatët e këtij krimi barbar ende nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia ndërkombëtare dhe që shumica e viktimave edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur.
Postimi i plotë:
21 vjet më parë, aparati policor dhe ushtarak i Serbisë kreu një ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit duke masakruar 49 shqiptarë në në fshatin Beleg të Deçanit. Është tepër e dhimbshme sot që xhelatët e këtij krimi barbar ende nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia ndërkombëtare dhe që shumica e viktimave edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur.
Partia Demokratike e Kosovës është kujdesur për Familjet e Viktimave Civile të Luftës dhe të gjitha kategoritë e dalë nga lufta si asnjë parti tjetër dhe do vazhdojë t’iu gjendent në krah. Ndryshe nga qeveritë e tjera, sikurse është kjo në ikje, PDK-ja ka dëshmuar vepra e jo veç fjalë në ndihmë të këtyre kategorive. Këtë gjë e provon fakti që nën qeverisjen e PDK-së, buxheti i dedikuar për këtë pjesë të ndjeshëm të shoqërisë së Kosovës ka ardhur në rritje.