Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar të vrarët në fshatin Beleg të Deçanit, shkruan InLajmi.
Thaçi përmes rrjetit social facebook ka thënë se edhe pas 21 vitesh askush nuk ka dalë para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare as për këtë krim.
Ai është zotuar se Kosova asnjëherë nuk do të rreshtë së kërkuari drejtësi për masakrat që i bën paramilitarët serb në vendin tonë
Postimi i plotë i Presidentit Thaçi:
Sot kujtojmë martirët e vrarë mizorisht nga kriminelët serbë para 21 viteve në fshatin Beleg të Deçanit. Edhe pas 21 vitesh askush nuk ka dalë para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare as për këtë krim. Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të resht së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës. Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë. /InLajmi/




















