Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka lutur qytetarët që tu përmbahen rekomandimeve të institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Ramadani ka shkruar në facebook se kur tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi! Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa
“Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se në Kosovë ka shkuar në 91 numri i personave të prekur nga COVID-19. Kurse deri tash një 82-vjeçar i prekur me këtë virus ka ndërruar jetë.
Postimi i plotë:
NE MUNDEMI BASHKË ME JU!
Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi!
Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!
Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj.
Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët
Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju!