Një mace në Belgjikë ka testuar pozitive për koronavirusin pasi është infektuar nga pronari i saj, me virusin vdekjeprurës.
Macja e sëmurë rezultoi pozitive pasi tregoi simptoma klasike të COVID-19 – përfshirë vështirësinë në frymëmarrje – një javë pasi pronari i saj u sëmur së pari, thanë zyrtarët shëndetësorë në një konferencë për shtyp, raporton Brukseli Times.Ndërsa është infeksioni i parë i njohur i një mace, dy qen në Hong Kong kanë testuar më parë pozitiv.
“Macja kishte diarre, vazhdonte të vjella dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Studiuesit gjetën virusin në jashtëqitjet e maceve, “tha profesori Steven Van Gucht,.Asnjë informacion nuk u dha për kushtet e maceve ose pronarit të saj.