Ish deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka thënë se Kosova duhet t’i besojë Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai thekson se i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka treguar misionin e tij për heqjen e barrierave ekonomike dhe zhvillimin e vendit, shkruan InLajmi.
Ai thotë se, sipas miqve ndërkombëtarë, taksa për tregti të lirë – për hapjen e negociatave, dhe përmbyllja e pavarëisë, janë cështje që tani kanë mbetur në gjysmë.
Postimi i plotë i tij:
“Grenell e qartësoi se misioni i tij është për të hequrë barriera ekonomike të cilat pengojnë zhvillimin Ekonomik dhe për ti hapur rrugë zhvillimeve e pastajme politike. Tani, sipas miqve ndërkombëtarë SHBA-së dhe BE-së kanë mbetur dy çështje:
Taksa për tregti të lirë – për hapjen e negociatave
Përmbyllja e pavarësisë së Kosovës
Heqja e taksës për tregti të lirë fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare, fuqizon institucionet në arenën e brenshme. Heqja e takses na fuqizon miqësinë me SHBA-të dhe BE-në. Heqja e takses, kthen në pozitën e dobësuar Serbinë. Heqja e taksës hapë rrugët e zhvillimit ekonomik, hap rrugë investitorëve dhe investimeve nga jashtë, hapë rrugë institucioneve financiare ndërkombëtare që të shtojnë vlerën financiare për sektorin privat dhe atë shtetëror, me rëndësi të veçant, në kohën e Pandemisë, kur të dy sektorët; Privat dhe Shtetëror do dëmtohen seriozisht dhe pa këto ndihma nuk mundë të paramendohet situatë stabile ekonomike, e në veçanti kur kemi parasysh se edhe tek remitancat që janë burim kryesor i financimit, të dy sektorët do pesojnë rënie të madhe (së pari kjo do vërehet me rastin e festave fetare që vijojnë, Pashkët, Ramazani dhe festat tjera). Nuk ka shtetë në Botë që është zhvilluar pa ndihma dhe mbështetje ndërkombëtare, shembull (krahasoni shtetet Korea e Jugut, Korea e Veriut).
Përmbyllja e pavarësisë së Kosovës si pikë e dytë është obligim i detyrueshëm për institucionet e Kosovës. Institucionet duhet të kenë tq qartë dhe të realizojnë përmbylljen e pavarësisë së Kosoves sa më shpejtë dhe sa më mirë.
Institucionet e Kosovës duhet të ballafaqohen në Tryezë me Serbinë (Ashtu sikurse janë ballafaquar presidenti Rugova dhe presidenti aktual Thaçi, dhe të tjerët suksesshëm, në tryezën e bisedimeve në Rambuje. Ashtu sikurse janë ballafaquar suksesshëm me armë në dorë Familjet Jashari dhe Haradinaj dhe shumë Heronjë e dëshmorë. Ashtu siç janë ballafaquar edhe ushtarakët dhe ushtarët e forcave të NATO-së.
Ballafaqimi i Institucioneve të Kosovës dhe Institucioneve të Serbisë në tryezë është i lehtë, sepse aty janë edhe SHBA-të, BE ndoshta edhe RUSIA (si aleate i Serbisë), ku Institucionet duhet të jenë të pergatitura, duhet të besojnë në miqtë tanë në paqe, sepse edhe miqtë tanë mbrojnë vetën duke e ditur veprimin e tyre për të shpëtuar popullatën nga gjenocidi serb. Edhe SHBA-të edhe BE-ja e kuptojnë sukses dhe aftësi përmbylljen e pavarësisë, e kuptojnë sukses edhe nëse çdo bashkëkombas i yni do çlirohet. SHBA-të dhe BE mbrojnë interesat e tyre strategjike e në veçanti nga zgjerimi i mundshëm Rus. Nga këtu nuk ka vend për dyshime, frikësime apo panik, (por duhet kuptuar se edhe kaçiku ynë politik, ushtarak është ai që ne duhet ta kemi paravetës si realitet). Ka vend për Pjekuri politike, përgatitje me dokumentacione historike, kulturore etj.
Po dëgjohen në veçanti nga BE-ja, zëra të qartë për marrëveshje të dhimbshme mes Kosovës dhe Serbisë (duhet të quhet e dhimbshme për tu treguar qytetarëve se nga marrëveshja do ketë vetëm humbes), kjo, sepse Kushtetuta e Kosovës, qartë e përcakton terrioralitetin, sepse edhe qëndrimi i qytetarëve të Kosovës është bashkimi shqiptarë, moslejimi e qytetarëve të Luginës nën kthetrat e Serbisë, por edhe pala tjetër ka kërkesat e veta të cilat asnjë nga ne, as unë dhe as ju qytetarë nuk i pëlqeni.
Ndërmjetësuesit duhet të nxjerrin rezultantën e kërkesave të Institucioneve në njërën anë dhe kushtetutave të tyre Shtetërore në anën tjetër. Pra, marrëveshja e arritur duhet të dërgohet në Kombet e Bashkuara për pranimin e dy shteteve – Kosova si shtet i ri dhe Serbia si shtetë në kufinjtë ekzistues.
Kombet e Bashkuara duhet që këtë marrëveshje ndërkombetare ta ratifikojnë dhe të obligojnë forcat e KFOR-it që ta garantojnë ate, në implementimin e saj në terren. Pra, këtu shohim angazhimin dhe seriozitetin e ndërmjetësimit të Bashkësisë Ndërkombëtare (vlenë të theksohet se kaçiku jonë për të shtyer këto procese përpara, është i vogël dhe duhet kuptuar si real).
Serioziteti i marrëveshjes që permbyllë pavarësinë e Kosovës, duhet të kuptohet edhe nga Institucionet e Kosovës. Ajo që dua të tërheqë vëmendjen me këtë reagim është edhe, angazhimi parallel që duhet ekzistuar mes Pandemisë COVID 19 dhe negociatave finale me Serbinë. Mos harroni, Pandemia është rrezikë shëndetësorë dhe institucionet duhet sjellë vendime por edhe veprime shëndetësore. Mirëpo, sërish mos të harrojmë, se pandemi kanë edhe BE-ja, SHBA-ja dhe Serbia, por ata po mendojnë për negociata politike e siç duket Institucioneve tona po i mungon guximi dhe përvoja profesionale.
Më shqetëson brengosja e z.Engel, më shqetëson refuzimi i vazhdueshëm dhe i vrazhdë i institucioneve ndaj kërkesave të SHBA-së, më shqetsojnë sulmet militante ndaj z.Grenell për përkatesinë seksuale (ZOTI I madh më ka krijuar, tha). Ndaj mos harroni, z. Grenell përfaqëson Presidentin TRUMP dhe Qeverinë e SHBA-ve (dikush mundë të kritikoi Presisdentin Thaçi), por kjo ka konsekuenca tjera ndërkombëtare, besa edhe konsekuenca të dëmshme shtetërore. Andaj mendoi që duhet urgjentisht të ndërpriten këto sulme të ulëta, me kërkim falje.
Kosovën e mbron Amerika! ZOTI na mbronë të gjithëve!