Ish kandidatja për deputete nga Nisma Social Demokrate Egzona Muharremi ka marrë vendimin që të largohet nga ky subjekt politik përshkak të shumë pengesave siq thot ajo mungesa e lirisë shprehjës, shkruan InLajmi.
Muharremi ka thënë se po largohet nga kjo parti politike pasi që nuk iu ofrua asnjë mundësi për të dhënë kontribut intelektual.
“Jam rritur në frymë atdhetare, dhe mbase mund të ndërroj dhe gjitha partitë, por në asnjë nuk do bëhem pjesë e së keqës, dhe për asnjë moment nuk mendoj të përfitoj vetë duke shkelur mbi amanetin e tyre”
Ajo ka sqaruar se nuk është anëtarësuar në Vetëvendosje, por e përkrahë Albin Kurtin;
Postimi i plotë:

Bota politike është një jetë plotë sfida. Gjatë rrugës ke për të parë pengesa të ndryshme, por mbi të gjitha shumë prej neve e vendosin ta arrijnë cakun, duke mos shkelur mbi parime etike e njerëzore.
Unë, as kur më janë ofru pozitat dhe punësimi, nuk kam pranu. Jo, që nuk do e bëja punën apo pozitën më mirë por thjeshtë do isha një vegël për të bërë shumë të këqia. Dhe unë nuk do bëhem.
I kam përcjellë më vëmendje këto zhvillimet e fundit. Dhe, jam shumë kundër të përkrahet një qeveri në këtë gjendje. Nuk jam antarësu në ndonjë subjekt politik, por thjeshtë po largohem nga një parti politike.
Dua t’i falenderoj të gjithë njerëzit e mirë që më kanë përkrahur, sidmos ata që kanë rrezikuar dhe më kanë votuar e besuar. Pse them “rrezikuar”. Gara per kandidate për deputete do na nxirrte secilin ma mirë sikur të mos ishin të obliguar që votat të shkonin kah thotë i ashtuquaturi “shef”, por edhe duke na vjedhur sërish në rinumrime.
Paramendoni unë kam bërë garë politike
, pa vezhgues dhe komisionet (nuk mi ka leju partia), madje më duhet të përmend që edhe nëpër takime në komunë, nuk më kanë ftuar, dhe gjithë financimi ka qenë 100 € nga partia, të cilat ia kam dhuruar familjës së Ilirjanës së sëmurë.
Pëkundër asaj që vota ka qenë obliguar të del tek njerëzit e caktuar nga “shefi”, unë prapë kam gjetë përkrahje tek disa njerëz të nismës, të cilët i falenderoj shumë.
Asyet kryesore pse unë do jem më këtë subjekt është:
- Liria e shprehjes – Një parti që lirinë e shprehjes tenton ta cenoj nuk i duhet askujt. Përkundër që zoti Jakup Krasniqi më ka përkrahur edhe për punësim edhe për mendimin ndryshe, por kështu nuk ndodhte në ministrinë ku punoja. Dukej sikur çdo gjë ecte mirë më njerëz të ndarë në dy grupe: servil dhe njerëz të frikësuar e të kërcenuar. Të gjithë heshtnin. Dhe unë shpesh aty edhe nga kolegët kam marrë vërejtje se pse u bëja ajo “Shotë Galica” për gjithçka. Pamvarsisht se sa na kushtojnë parimet në jetë, do të paguajmë, por asnjëherë nuk do i shkelim.
Unë nuk do jem në politikë për të dëmtuar shtetin më një grup të caktuar. Më mirë jashtë saj e humbur sesa fituse brenda saj.
Po e le nismën në këtë gjendje, kur shumica e militantëve të partive opozitë, duke e përfshirë edhe nismën, ndjehen fitues, por unë ndjehem e humbur, jo përsonalisht, por brenda shtetit pa qeveri. Askujt nuk i duhej shteti pa qeveri në këtë situatë, dhe kjo është arsyeja e dytë pse unë hjeki dorë nga nisma, “mocioni i mosbesimit”. Madje kjo është arsyeja edhepse unë do e përkrahi Albin dhe Vjosën zgjedhjet e ardhshme, shpresoj të jenë një parti.
- Dëmtimi i shtetit dhe institucione shtetrore për interesa personale të një grupi apo disa individëve.
Sinqerisht, po ju them diçka, kur unë kaloj pranë varrëve të 52 dëshmorëve çdo ditë, pranë Komplesit “Adem Jashari”, nuk mundëm më qenë më ata që shkelin mbi gjakun e tyre.
Jam rritur në frymë atdhetare, dhe mbase mund të ndërroj dhe gjitha partitë, por në asnjë nuk do bëhem pjesë e së keqës, dhe për asnjë moment nuk mendoj të përfitoj vetë duke shkelur mbi amanetin e tyre. Me vjen keq ta them, por aq kohë sa kam parë unë në institucionet tona, këto partitë që u bënë bashkë në parlament, janë bashkë edhe në punë të këqia. Është një sistem i instaluar nga të gjitha. Dhe mund të kontribosh nga larg, por kur afrohesh aty ku prekën interesat e tyre, pëson edhe dënimi.
Si arsye tjera do përmendi, kushëzimin e kontratave për vende pune, punësimet familjare dhe militantët më kontrata të rregullta, haraçet në projekte dhe grande, hajni në financa, dreka, darka, udhëtime zyratare me shpenzime ekstreme dhe të panevojshme, nxitja e së keqës nga disa individ, për të krijuar militant ndaj partive tjera, e të tjera.
Po e qartësoj se unë pamvarsisht ku do na sjell e ardhmja, kurrë asnjëherë nuk do i përkrahi njerëzit që në emër të luftës, e dëmtojnë shtetin dhe të ardhmen tonë.
#Sqarim:
Nuk jam anëtarësuar në vv, siç e kanë shpërnda disa portale, por thjeshtë do i përkrahi Albinin dhe Vjosën për të qeverisur sërish. Na duhet diçka e re. Tjerët i kemi provu në qeverisje dhe na kanë zhgënjy.
Shpresoj të kalojmë këtë situatë të virusit dhe të vendosim më mendje të shëndoshë për të ardhmen tonë!
#Mirëmbetshi!