Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas kosovar për shkak se nuk kishte respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19.
I dyshuari në lokalin e tij i kishte shërbyer disa qytetar me kafe të cilët kishin qëndruar në grup. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunal të cilët kanë përpiluar procesverbal.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./InLajmi/