Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ka bërë një xhiro në qytet dhe se ka parë shumë qytetarë vetë, me familje, pa mbrojtje, shkruan InLajmi.
Askush e as qeveria e as komuna nuk mund ta mbrojë askënd nga vetvetja. Por ju që po dilni pa nevojë po rrezikoni tjerët që nuk po dalin dhe kanë zgjedhur që të mbrohen, shkroi Ameti në një postim të bërë në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i tij:
E diele! Një xhiro në qytet dhe shoh se janë shumë qytetarë vetë, me familje, pa mbrojtje.
Askush e as qeveria e as komuna nuk mund ta mbrojë askënd nga vetvetja. Por ju që po dilni pa nevojë po rrezikoni tjerët që nuk po dalin dhe kanë zgjedhur që të mbrohen.

Të gjithë mjekët e botës po tregojnë rrezikun. Nuk mundemi të bëhemi me mjekë se mjekët e më ekspertë se ekspertët.
Këto veprime kanë pasoja në jetën e njerëzve./InLajmi/