Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njwherit kandidat pwr kryetar pwr komunwn e Podujevws Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se ai nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, shkruan InLajmi.
Bulliqi përmes një postimi në facebook tha se për shkak të pozicionit të ri në Kuvendin e Kosovës ka kërkuara mendimin e A.A.K dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri.
Sipas tij puna ai do të vazhdojë punën së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht.
Postimi i plotë:
Te dashur qytetarë,
Për hir të manipulimeve mediatike e politike që po bëhen ditëve të fundit nga disa media të shkruara e eksponentë politikë, ju bëj me dije juve dhe opinionin publik se unë si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, nuk kam dhënë asnjë dorëheqje nga kjo pozitë.
Për shkak të pozicionit tim të ri në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar mendimin e Agjensisë Antikorrupsion dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri, lidhur me atë se a ka konflikt interesi për ta ushtruar këtë detyrë.
Me një fjalë ne vazhdojmë punën tonë së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht.