Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, tha se pas për fat të keq pas përmbledhjes dhe harmonizimeve të propozimeve dhe qëndrimeve nga anëtarët e Kuvendit të OEK për mbështetjen e sektorit privat, pas përhapje së pandemisë me Covid-19 nuk janë përmbushur nga Qeveria e Kosovës, përcjell InLajmi.
Kurtishaj tha se duke pasur parasysh rëndësinë e sektorit privat për gjenerimin e punësimit dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, mbrojtja e sektorit privat është jetike për ruajtjen e kapaciteteve të shtetit për të gjeneruar të hyra buxhetore dhe rrjedhimisht edhe për mirëqenien e popullsisë.
Sipas tij, rreth 300 mijë janë të punësuar në sektorin privat, që ka një ndikim për mirëqenien dhe kujdesin e 1 milion qytetarëve të Kosovës. Ai thotë së Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e zotuar që të ofrojë përkrahjen e pa rezervë për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për të ofruar ekspertizën e duhur për tejkalimin e kësaj krize, si dhe për ofrimin e alternativave më të përshtatshme që efektet e kësaj krize të manifestohen me pasoja sa më të vogla.
Kurtishaj edhe si kryetar i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, thotë se në këtë krizë, transporti rrugorë i udhëtarëve me autobus është sektori më i prekur bashkë me sektorin e hotelerisë, turizmit dhe shërbimeve të tjera./InLajmi/