Ka shkuar në 177 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.
Abc News mëson se një tjetër person është konfirmuar me koronavirus në qarkun e Shkodrës.
Bëhet fjalë për një person nga Bashkia e Vau Dejes i cili ka pasur histori udhëtimi në Itali.
Ai është rikthyer në vend para 12 ditësh.
Pacienti me koronavirus u nis për tek Infektivi më Tiranë.