Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi ka shprehur shqetësimin e saj se si disa banka janë duke janë duke aplikuar interesa ndëshkuese dhe masa të tjera në kundërshtim me vendimin e BQK-së, shkruan InLajmi.
Musliu- Shoshi ka thënë se ka pranuar shumë ankesa nga shumë qytetarë dhe biznese, të cilët kanë kërkuar nga bankat shtyerjen e pagesës së kësteve të kredisë për arsye të ngarkesave të tyre si rezultat i pandemisë COVID-19.
Ajo ka kërkuar nga BQK dhe Qeveria në detyrë, që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi kësajçështje.
Shkrimi i saj i plotë në facebook:
Jam duke marrë ankesa nga shumë qytetarë dhe biznese të cilët kanë kërkuar nga bankat shtyerjen e pagesës së kësteve të kredisë për arsye të ngarkesave të tyre si rezultat i pandemisë COVID-19, sipas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave.

Disa banka janë duke aplikuar pagesa të dyfishta te interesave për këstet e shtyera në kundërshtim me vendimin e BQK-së dhe njoftimet nga Ministria e Financave.
I kërkoj Bankës Qendrore të Kosovës dhe Qeverisë në detyrë, që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që bankat të respektojnë vendimin e juaj, të mos aplikojnë interesa ndëshkuese për këtë periudhë, të mos aplikojnë masa të përkeqësimit të klafisikimit kreditor, e po ashtu të mos ketë provizione shtesë./InLajmi/