Fondacioni “Firdeus” i udhëhequr nga hoxha i nderuar, Elvis Naçi, ka dhuruar 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.
“Në emrin tim dhe emër të qytetarëve të Skenderajt mirënjohës e falënderues ndaj këtij fondacioni, hoxhës Elvis Naçi dhe aktorit Shpetim Desku i cili bëri shpërndarjen e miellit në komunën tonë.
Të dashura familje në nevojë, kërkoj nga ju që të qëndroni në shtëpitë e juaja, Qendra për Punë Sociale do t’iu sjellë ndihmat në shtëpi.
Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim”, shkruan Bekim Hamëz Jashari në Facebook./InLajmi/