Italia po vazhdon luftën me Pandeminë COVID- 19 ku dita ditës është duke u rritur numri i viktimave.
Sipas buletinit më të fundit nga Mbrojtja Civile Italiane, vetëm në 24 orët e fundit kanë gjetur vdekjen 969 persona, numri më i lartë që kur ka nisur emergjenca.
Sa i përket numrit total të viktimave ai ka arritur në 9134.
Sa I përket të prekurve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë plot 4401, ndërsa numri total kap shifrën e 86.498.
Sa i përket të shëruarve, në 24 orët e fundit kemi patur 589 raste.