Fshatrat në komunës së Podujevës të cilat kanë qenë në karantinë priten të lirohen nga karantina pas lëshimit për në shtëpi të dy të prekurve me koronavirus nga fshati Dumnicë.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Insajderin, nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari i cili tha se nesër priten të vin përfaqësuesit nga IKSHP-së për ta parë situatën dhe për ta shqyrtuar kërkesën për lirim nga karantina fshatrat e Podujevës.
“Ne kemi ba kërkesë që fshatrat që kanë qenë në karantinë në komunën e Podujevës t’i hiqet karantina, pas kthimit në shtëpi të personave të shëruar nga koronavirus. Nesër pritet që përfaqësues të IKSHP-së, të vij dhe ta rishqyrtojnë edhe njëherë kërkesën tonë, dhe nga dta e hënë të pritet që fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme, Llaushë, tu largohet karantinë, dhe vetëm familjet që kanë qenë të prekura të mbesin të izoluar”, ka thënë Rudari.
Sot janë kthyrë për në shtëpi të tyre dy personat e prekur me koronavirus nga fshati Dumnicë i Podujevës.
62 vjecari nga Podujeva sot është lëshuar sot nga Klinika Infektive pasi mbrëmë ka rezultuar negativ në testin e dytë për koronavirus, kështu duke e bërë personin e parë të shëruar nga Covid19. Edhe motra e tij është lëshuar pasi gjendja e saj është e mirë dhe stabile.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, epidemiologia nga QKMF Podujevë, Bedrie Rama.
“Po sot janë lëshuar dy persona, janë vëlla dhe motër nga fshati Dumnicë i Podujevës, 62 vjecari është shëruar plotësishtë, kurse motra e tij do të vizitohet pas një javë edhe një herë për të paër rezultat përfundimtare, nëse edhe ajo është shëruar plotësisht”, ka thënë Rama.