Duke patur parasysh situatën e cila është krijuar pas përhapjes së Coronavirusit #Covid19,#, e shpallur pandemi globale nga OBSH, i cili virus tani rrezikon sikur tërë botën ashtu edhe vendin tonë, Shoqata Humanitar “Remzi Ademaj”e themeluar para afro njē viti, sot ka shpërndarë ndihma të konsumit ditor të domosdoshëm, për 51 familje në nevojë, shkruan InLajmi.
– 46 familje në Zhur,
– 2 familje në Shkozë
– 2 familje në Vërmicë dhe
– 1 familje në Dobrusht, me qëllim që sado pak zbutjen e gjendjes nëpër të cilë po kalojmë.
“Jemi shumē të vetëdijshëm që me këtë pako me gjëra të domosdoshme udhqimore dhe higjienike, së paku do të zbusim situatën e rëndë ekonomike të këtyre familjeve, tha pēr InLajmin kryetari i kësaj shoqate z. Muhamet Vezaj, nëpërmjet të telefonit, nga Zvicrra.
Ndërkaq, anëtari i Këshillit Drejtues të Shoqatës z. Sefer Susuri, na tha se edhe në tē atdhmën, do tē mundohen qē të jenë me dhe pranë familjeve në nevojë.
“Lutemi që këtë situatë të kalojmë pa të infektuar nga ky virus dhe të mos ketë më viktima, kurse qytetarēve tĕ prekur nga #Covid19#, u urojmë shërim sa më të shpejtë”. U shpreh për InLajmin z. Susuri. Osman Goranci /InLajmi/