Ministri në detyrë nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku, mbrëmë kishte abstenuar në seancën e mosbesimit të qeverisë Kurti, shkruan InLajmi.
Pas mbarimit të seancës ai kishte reaguar në facebook duke thënë ndër të tjera punët e tij që i ka kryer gjatë detyrës së tij si ministër ani pse për një periudhë të shkurtër.
E ishte Pal Lekaj, ish-ministër i infrastrukturës ai i cili pati disa fjalë për Abdixhikun duke i quajtur tentimet e tij qesharake dhe të pafalshme.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Kur i referohesh vetës si Ministër i suksesshëm, nuk të shkon edhe me tentu me e mashtru opinionin. Faturave dhe shpenzimeve që po iu referohet Ministri Abdixhiku, me kompetencë të plotë e theksojmë se është e pa vërtetë që kanë ndodhur në muajin shkurt 2019, porse janë pagesa të shpenzimeve të akumuluara nga muaji nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, e janar të vitit 2019 (por për shkak të problemeve në ekzekutimin e pagesave në secilin muaj, janë realizuar të gjitha njëherësh, ref.zyrtare Dep.Buxhet dhe Financa i Ministrisë së Infrastrukturës). Prandaj, është qesharake dhe e pafalshme me tentu me perbaltë dikënd, sidomos atëherë kur asnjë argument nuk është në anën tënde.

Sistemi që ka funksionuar ka qenë i ndërtuar, dhe vetëm e ke shfrytëzuar, md.Abdixhiku. Jemi krenar që e kemi lënë një sistem kuptimplotë të funksionimit. Në ministri duhet me kriju dhe me menaxhu, jo me punu me inercion. Krahasimet të lënë gjithmonë ashtu siç je, i vogël në punë, por vetëm mendjemadh./InLajmi/