• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Abdixhiku ndihet krenar për punën që bëri, tani iu kthehët vajzave të tij!

V E nga V E
26 March 2020
në KRYESORE
0 0
0
Abdixhiku ndihet krenar për punën që bëri, tani iu kthehët vajzave të tij!
23
SHPERNDARJE
127
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Infrastrukturës e Ambientit Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, shkruan InLajmi.

Abdixhiku në rrjetin social facebook ka folur gjër e gjatë për punën që ka bërë si ministër ku e ka qujatur nderë të madh që shërbeu në këtë ministri.

Ministri në detyrë ka thënë se ka abstenuar nga procesi politik i ditëve të fundit sepse e ka konsideruar se beteja për jetë në orën më të vështirë të shtetit i mbizotëron të gjitha.

“ Betejën politike, në këtë kohë tani, unë s’kisha si ta bëj dhe s’mund ta bëja; edhe më pak në rol të ministrit. Prandaj me këtë s’u mora”

Ai thotë se në ditët e para të punës anuluam tenderin 110 milionësh që ndahej pa mbështetje ligjore e buxhetore. “Anuluam vendimin 49 milionësh të punëve shtesë; një vit më parë këto mjete do të jepeshin pa hezitim”

 

Postimi i tij I plotë:

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Sot përfundoi udhëtimi im i shkurtë në Ministri të Infrastrukturës dhe Ambientit. Fatkeqësisht përfundoi në kohë të përballjes emergjente kur vendit i duhet forcë, qetësi e stabilitet. Këtë forcë ky vend duhet ta rigjejë menjëherë.

Kam abstenuar nga procesi politik i ditëve të fundit sepse kam konsideruar se beteja për jetë në orën më të vështirë të shtetit i mbizotëron të gjitha. Betejën politike, në këtë kohë tani, unë s’kisha si ta bëj dhe s’mund ta bëja; edhe më pak në rol të ministrit. Prandaj me këtë s’u mora.

Udhëtimi në Ministri zgjati vetëm 52 ditë. Ishte udhëtim i vështirë sepse ende pa nisur mirë, jashta çdo parashikimi që mund ta merrja me mend ndonjëherë, u përballëm me krizën më të madhe shëndetësore në njëqind vjet – epideminë COVID-19. Vepruam shpejtë, më shpejtë se shumë shtete me traditë reagimi. Mbyllëm lidhjet ajrore e transportet rrugore me shtetet më me rrezik. Ishim të parët në Evropë që vepruam kështu – dhe ky veprim i hershëm ka shpëtuar jetë. Për mua kjo mjafton si referencë përherë.

Kur mbyllëm gjithçka, nisëm kujdesin ndaj të ngujuarve jashtë që kishin urgjencë. Me organzim, me përgjegjësi, me kujdes. Kthyem prindër që kishin lënë fëmijët vet; kthyem të moshuar, të sëmurë, të posalindur, të posamartuar – kthyem edhe – dhe kjo do të më mbetë plagë përherë – prindër me trupin e fëmijës së pajetë. Jam i bindur se i kemi dhënë kuptim pasaportës së Kosovës shumë më shumë se që mund ta kishim vlerësuar ndonjëherë. Antoni më thoshte se beteja që po bëjmë është e ushtarit që s’len të vetin prapa asnjëherë. E di që ka shumë të tjerë jashtë. Do të kthehen të gjithē. Ka një plan të mirë. Rrini të qetë.

Në këtë kohë të vështirë, siguruam rrjedhën e kanaleve ndërkombëtare për mallra – ushqimi s’duhej ndërprerë. Edhe në këto orë të vona vazhdoj të jem në kontakt telefonik me ministrat homolog të vendeve më të fuqishme prodhuese në Evropë. Vendi mbet i furnizuar mirë; i tillë do të jetë përgjatë gjithë krizës. Pa panik.

Krizën e sotme do ta kalojmë. Sot madje shënuam fitoren e parë në këtë betejë; shërimin e dy të infektuarve. Si vend e si shtet kemi treguar çfarë mundemi. Si shoqëri kemi përcjellur kulturë të lartë kolektive. Sot duhet të jemi me mjekët, policët, ushatrët e shërbyesit e tjerë që mbajnë Republikën tonë në këmbë. Janë heronj të vërtetë!

Të dashur qytetarë,

Ministria e Infrastrukturës e Ambientit s’ka qenë asnjëherë zgjedhje e lehtë; përkundrazi të dy ish ministritë – edhe ndaras – ishin kafshatë e vështirë gjithëherë. Më pyesnin a e ke idenë ku je? Natyrisht. Prandaj e nisëm shpejtë. Të ligën duhet goditur në kokë.

Në ditët e para të punës anuluam tenderin 110 milionësh që ndahej pa mbështetje ligjore e buxhetore. Anuluam vendimin 49 milionësh të punëve shtesë; një vit më parë këto mjete do të jepeshin pa hezitim. Ndalëm gjakderdhjen e tmerrshme financiare në vend që krijonte gjysmë miliardi borxhe. Anuluam vendimin për kushte ndërtimore në Badovc. Propozuam një buxhet që i jepte projekte gjithë Kosovës; pavarësisht preferencave partiake e regjionale – gjithçka për të gjithë. Do të doja të kisha mundësinë që për më pak se një mandat t’i përfundoja gjtihë rrugët që të shpiejnë për Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë e Gjakovë. Projekte që kishin mbetur në harresë tash e 10 vjet. Të linim një shenjë për gjeneratat e tjera që vijnë pas.

Për vetëm një muaj kohë, me punë bukur të lodhshme por të pandërprerë – edhe natën, në shi e deri herët në mëngjes – hapëm rrugën në Veternik; vendpunishtën më të ngarkuar në Kosovë. Ishte ndjenjë e mirë. Ishte shenjë e mesazh për secilin projekt.

Dita e parë dhe e fundit e punës na gjetën me borē. Lajm i mirë për ujërat, punë për pastruesit e rrugëve. Reaguam me kohë. Hapëm rrugë, mirëmbajtëm autostrada, prekëm dhe viset më të paprekura në Kosovë. Ndërtuam sistem. Ky sistem edhe sonte vazhdon të pastrojë.

Rreth vetes ndërtova një ekip me njerëz të shkolluar, profesionistë e të përkushtuar. Me ta bashkë në kabinet treguam ndjesi ndaj parasë publike. I dhamë të 7 veturat e kabinetit – të dedikuara po për këta këshilltarë – në shfrytëzim të Inspektoriatit. Inspektorët i kishin deri atëherë vetëm 5 sosh. Ndërpremë praktikën e kontratave mbi vepër, shfuqizuam rregulloret e paligjshme, thyem ndikim e parapolitikës në ministri. Për një muaj kohë, shpenzuam vetëm 588 euro. Plot 14,000 euro ishin shpenzuar muajin e njëjtë një vit më parë. Alban, Lule, Krenar, Argjenta, Verona e Iriad ju faleminderit.

Takova organizata ndërkombëtare, donatorë e ambasadorë të vendeve më mike në Kosovë. Rikthyem projekte qindramilionëshe në infrastrukturë, transport, ujëra e mjedis që nesër e transformojnë Kosovën rrënjësisht. Disa nga këto projekte ishin shpërfillur turpësisht. Mjetet që s’ishin nën kontrollë të kapjes s’përbënin interes për kapësit. Vetëm kur je brenda e kupton se sa e rëndë është gjendja.

Për sq sa zgjati, dua të falenderojë kabinetin qeverisës për bashkëpunim. Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat e zëvendësat e mi, me të cilët ndamë momente të vështira në menaxhim krizash e ndërtim politikash. Në veçanti dua ta falenderojë ministrin Vitia. Me Arbenin që nga shpërthimi i pandemisë, na ra të ndanim ide, komunikonim halle, e të bënim zgjidhje të shpejta për probleme me të cilat s’ishim ballafaquar asnjëherë. I falenderojë poashtu deputetët e shumicës e Kryeparlamentaren Osmani që ishte mbështetëse e ministrisë sonë. Në veçanti, falenderoj LDK-në dhe Kryetarin Mustafa që më dha mbështetjen partiake aq të domosdoshme për të bërë punët mirë. Do të punojmë ende – edhe më shumë – që LDK-në ta mbajmë të fortë dhe të drejtë.

Të dashur qytetarë,

Kuvendi më dha mandat; Kuvendi ma mori po këtë mandat. Shpresoj të kem plotnuar pritjet tuaja në mes të këtyre dy vendimeve. Shpresoj e dua të besoj gjithashtu se rrugëtimi i ndërprerë do të vazhdojë njejtë nga kushdo që vjen pas tani. Kam parë njerëz të jashtëzakonshëm në shërbim publik që krejt çfarë duan është një mundësi. Kam parë shpresë e kërkesë për ndryshim në secilin komunikim jashtë.

Këtë shpresë duhet ruajtur.

Për mua, shërbimi ndaj shtetit – sidomos në orën më të vështirë të tij – ishte nder. Të jesh ministër i një vendi të shkëlqyer me qytetarë të shkëlqyer është fare e lehtë. Do të kujdestaroj këtë detyrë me vullnet të njëjtë.

Tani, dua t’i kthehem dy vajzave të mia, Erës e Rozit, të cilat ka kohë që s’i kam parë e ka kohë që i kam lënë pas. Shpresoj të më kenë kuptuar sado pak.

Tags: Lumir AbdixhikuMinisterQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Hasani: Kushtetuta ia lejon VV-së edhe një herë ta mandatojë Kurtin

Postimi tjetër

Ndërron jetë një e infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Ndërron jetë një e infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Ndërron jetë një e infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu