Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, me reastin e vdekjes së aktores, Leze Qena u ka shprehur ngushëllime familjes bashkëpunëtorëve dhe të dashurit e artistes së madhe, shkruan InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se trashëgimia e saj e gjatë dhe e pasur artistike dhe rolet e interpretuara me mjeshtëri kanë bërë që ajo të kujtohet gjithmonë me dashuri nga publiku i saj.
“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur Leze Qena. Trashëgimia e saj e gjatë dhe e pasur artistike dhe rolet e interpretuara me mjeshtëri kanë bërë që ajo të kujtohet gjithmonë me dashuri nga publiku i saj. Shpreh ngushellimet e mia më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe të dashurit e artistes së madhe“shkroi Veseli./InLajmi/