Ish-ministri i shkarkuar Agim Veliu, njëherit nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas propozimit të kolegut të tij Anton Quni që ia bëri qeverisë Kurti, shkruan InLajmi.
Ky i fundit tha se do të bind LDK-në të tërheqet mocioni i mosbesimit nëse Albin Kurti e hekë taksën dhe e kthen Veliun përsëri në ministri.
Sipas Veliut, Quni nuk është i autorizuar që të diskutoj me Kurtin për këtë çështje, dhe se propozimi i tij mbetet vetëm një mendim personal.
Ish ministri Veliu e quajti kryeministrin tradhëtar dhe ka kërkuar fuqishëm votimin e mocionit./InLajmi/




















