Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur keqardhje për vdekjen e aktores, Leze Qena.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra, shkruan InLajmi.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë. Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj”, shkroi Thaçi./InLajmi/