Kryetari NISMA, Fatmir Limaj, në seancën e Kuvendit ka thënë se mjaft e rënduam gjendjen e qytetarëve, shkruan InLajmi.
Limaj në Kuvend ka thënë se përplasja e kryeminsitrit Kurti me presidentin ishte e panevojshme.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës cdo ditë e ka rrezikuar veten për t’u rrezikuar me vendimet e tyre.
“Kriza qeveritare u përshkallëzua, pas konferencës së kryeministrit, me deklarimin e partnerin e madh për t’ia hequr besimin.
Në këtë krizë qeveritare erdhi edhe përplasja e panevojshme në mes Qeverisë dhe Presidentit.
Ka qenë një përplasje se kush ka pasur të drejtë. Unë mendoj se vendimi ka qenë antikushtetues për kufizimin e lëvizjes.
Qeveria e Kosovës cdo ditë e ka rrezikuar veten për t’u rrezikuar me vendimet e tyre.
Pozitë e opozitë, nuk ka me mbrojt Kosovën vetëm një njeri, kurrë Kosova nuk ka me u mbrojtë prej një partie politike por së bashku.
Apeli im është të mos ua rëndojmë më shumë jetën qytetarëve dhe t’ia jepim një epilog kësaj teme”, ka thënë ai/InLajmi/