Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij në seancën të mosbesimit ndaj qeverisë së tij, ka thënë se deputetët nuk e lanë që të dëshmojë punën e tyre.
Në fjalimin e tij Kurti ka treguar se çka ka biseduar me kreun e shtetit Hashim Thaçi në takimin e fundit.Sipas tij, Thaçi i ka thënë që të dy të shkojnë bashkë në Amerikë për ta arritur marrëveshjen me Serbinë.
Madje ai u shpreh i bindur se ka një marrëveshje te gatshme Kosovë-Serbi, e të cilën e shesh si shkak të rrëzimit të qeverisë së tij.
“Populli e di se nuk e kam mbështetjen e deputetëve të PAN-it, por ju e dini se kjo qeveri e ka mbështetjen e popullit dhe padrejtësisë së tyre iu shtua edhe Coronavirusi dhe në këtë krizë iu shtua edhe shkarkimi i qeverisë së e luftonte këtë pandemi”.
” Shkarkimi i kësaj Qeveria po bëhet për shkak të marrëveshjes që ka për qëllim ndarjen e Kosovës. Unë jam i bindur se marrëveshje të gatshme ka, këtë ma ka konfirmuar edhe vet presidenti Thaçi”.
“Ma përsëriti diçka, më tha, heq taksën e shkojmë e kryejmë marrëveshjen me Serbinë dhe e heqim Serbinë përgjithmonë. Më tha se ne të dy jemi të zgjedhurit e popullit. Këto pazare të dëmshme nuk mund të më kenë mua bashkëpunëtor”.
Kurti, përmendi disa nga punën që janë bërë për 50 ditë, duke shtuar se ka anuluar shumë vendime të qeverisë së kaluar, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
“Të gjithë e pamë se jo vetëm që nuk dhanë 100 ditë për ta dëshmuar punën tonë por ju them se jam krenar me kabinetin tonë. Qysh në fillim i përgjysmuam pagat, e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe kabinetit qeveritar. I shkarkuar koordinatorë të panevojshëm. u shkarkuan bordet e PTK-së, Trepçës, ‘Infrakosit’ e disa tjerë”.
“Merreni me mend ka pas ministra që një javë ka qenë në punë e një muaj në shtëpi, jo nga Coronavirusi por nga korrupsioni. U ndanë mijëra euro për Ministrinë e Shëndetësisë për luftimin e kësaj pandemie, ku më vonë ndamë edhe 10 milionë euro”.
“Shkarkimi i disa konsujve, anulimi i liqenit pranë liqenit të Badocit, anulimi i 50 milionë eurove shtesë ndaj ‘Bechtel&Enkas’, u anuluan disa vendime të ish-ministres duke kursyer qindra mijëra euro”, ka thënë Kurti.