Kryeministri I Kosovës Albin Kurti deklaroi në Kuvendin e Kosovës se javën që shkoi u tentua grusht-shteti në Kosovë.
“Une sot jam i lumtur. Sdi a e besoni?! Jam i lumtur që nuk është shpallur Gjendje e Jashtëzakonshme. Para një javë ka pasur tentim puçi në Republikën e Kosovës. Kanë me dalë transkriptet e mbledhjeve të Këshilllit të Sigurisë. Ka pas tentim puçi, e kemi ndalë. Ky është suksesi ynë”.
Kurti iu referua propozimit të Presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, për të cilën tha se është tejet e rëndësishme që nuk ndodhi.
“Për mua është shumë më e rëndësishme që të mos shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme, ku e bëjnë presidentin mbret si monarki feudalësh, se sa të m’i hiqni mua kompetencat”.
“Unë nuk e derivoj as integritetin, as dinjitetin, as jetën dhe qenien time nga kjo karrige këtu. Fare. Nuk jam si kryeministrat e tjerë unë. Kjo karrige është në funksion të diçkaje tjeter dhe ka qenë në funksion të diçkaje tjetër. Por tash do të jetë më e vështirë pas rrëzimit të qeverisë. Por nuk do të jetë e pamundur. Sa të ketë popull gjallë do të ketë rezistencë ndaj të këqijave”.