• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 31 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kapacitetet e Kosovës përballë pandemisë COVID-19

J G nga J G
25 March 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Kapacitetet e Kosovës përballë pandemisë COVID-19
1
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) aktualisht ka rreth 500 shtretër në dispozicion, me mundësi dyfishimi sipas nevojës, për menaxhimin klinik të rasteve me COVID-19, konfirmojnë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tyre, pas shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore në Kosovë, një numër klinikash në QKUK, janë shndërruar në klinikë ku trajtohen vetëm rastet me koronavirus.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë që vetëm Klinika Infektive i ka 125 shtretër, një repart izolimi me 40 shtretër, të lidhur me oksigjenim qendror dhe një dhomë të mjekimit intensiv me 6 shtretër.

“Por, pas shfaqjes së rasteve me COVID-19, e tërë Klinika Infektive është shndërruar në klinikë ku trajtohen vetëm rastet me COVID-19 dhe është mobilizuar edhe një numër më i madh i respiratorëve, por që deri tash, nuk ka pasur nevojë të përdoren. Gjithashtu, në funksion të menaxhimit klinik të rasteve me COVID-19 në dispozicion janë vënë edhe të gjithë shtretërit e Klinikës së Pulmologjisë, Klinikës së Dermatovenerologjisë, Klinikës së Imunologjisë dhe objekti i ri i Mjekësisë Sportive, që ka kapacitet prej 100 shtretërish dhe të lidhur me oksigjen qendror”, tha Hoti.

Respiratorët e rinj, në prill dhe maj

Sipas Hotit, aktualisht në Kosovë gjenden 142 respiratorë, 95 prej të cilëve gjenden në sektorin publik dhe 47 në sektorin privat. QKUK-ja, aktualisht posedon 68 respiratorë, ndërkaq 27 të tjerë gjenden në spitalet e përgjithshme.

Ministri i Shëndetësisë i Qeverisë së Kosovës, Arben Vitia, më 21 mars, ka deklaruar se drejtuesit e spitaleve private i kanë vënë në dispozicion kapacitetet e tyre, që të përdoren në funksion të menaxhimit të situatës me koronavirusin e ri, nëse do të ketë nevojë. Gjithashtu, ai ka theksuar se ka porositur respirator të rinj.

“Kemi porositur 50 respiratorë të rinj dhe po presim edhe disa, njëra pjesë në muajin prill, njëra në maj”, ka thënë Vitia.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar se për 50 respiratorë të rinj janë ndarë edhe mjetet buxhetore.

Sipas tyre, nëse procedurat shkojnë sipas parashikimeve, gjysma e këtij numri të respiratorëve pritet të vijnë në Kosovë në fund të prillit, ndërkaq gjysma tjetër në fund të muajit maj.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tash, Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka testuar 732 mostra të dyshimtë në COVID-19. Në dispozicion ka edhe rreth 900 kite të tjera.

Kjo ministri ka njoftuar se në proces të sigurimit, brenda pak ditësh, janë edhe 4,000 deri 7,000 kite të reja. Sipas kësaj ministrie, kontrata është nënshkruar dhe është çështje orësh ose dite që pjesa më e madhe e tyre të jetë në dispozicion të IKSHPK-së.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë që ekziston edhe një angazhim i madh i kontribuuesve vendorë nga sektori farmaceutik, për të ndihmuar me mjete mbrojtëse dhe pajisje mjekësore.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 10 milionë euro, për zbatimin e Planit të veprimit të Planit të gatishmërisë dhe të reagimit për COVID-19, prej të cilave 6,2 milionë euro janë vënë në dispozicion për shpenzime të menjëhershme.

Trajnimi i personelit mjekësor për koronavirusin

Përhapja e virusit COVID-19, ka gjetur shumë shtete në befasi, sepse është një virus i ri i familjes Korona dhe me shumë të panjohura për shkencën në botë.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë që marrë parasysh sfidat e shteteve të tjera në menaxhimin e koronavirusit të ri, Kosova me ndihmën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si dhe në zbatim të rekomandimeve të kësaj organizate dhe të Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) në Kosovë, me hartimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër COVID-19, filluan edhe trajnimet e personalit shëndetësor.

Trajnimi sipas tyre ka nisur fillimisht me personelin në Klinikën Infektive të QKUK-së, e pastaj edhe në shërbimet e tjera si shërbimet emergjente, shërbimet e anestezionit dhe mjekimit intensiv, si dhe të personalit në nivele të kujdesit parësor shëndetësor apo Qendrave të Mjekësisë Familjare në komunat e vendit.

Zyrtarët e Ministrisë ë Shëndetësisë nuk kanë bërë të ditur numrin e mjekëve dhe stafit të infermierisë, të cilët janë të trajnuar për sëmundje, siç është koronavirusi i ri.

Por, zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti, ka theksuar që “i gjithë personali i Klinikës Infektive është trajnuar për vendosjen e masave mbrojtëse, menaxhimin e rasteve të dyshimta dhe menaxhimin klinik të rasteve, marrjen dhe dërgimin e mostrave për testim me RT-PCR në IKSHPK”.

Ai ka shtuar që gjithashtu është punuar edhe për trajnimet e personalit në shërbime të tjera dhe në komuna, nga epidemiologë, mikrobiologë dhe infektolog vendorë.

Ndihmat nga jashtë

Plani i veprimit ndaj rasteve me koronavirus, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, është vlerësuar pozitivisht nga OBSH-ja. Kjo e fundit, siç thonë ata, ka qenë e përfshirë që nga ditët e para për ta ndihmuar Kosovën.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, më 17 mars, pati deklaruar që është njoftuar nga OBSH-ja që “janë ndarë 7 milionë euro ndihmë, të cilat do ndihmojnë për furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Gjithashtu, Vitia ka theksuar që “Banka Botërore ka ofruar mbështetje në aktivitetin për masat kundër COVID-19 me vlerë prej 7.9 milionë euro”.

Bashkimi Evropian, përmes shefes së së zyrës në Prishtinë, Nataliya Apostolova, më 20 mars pati paralajmëruar ndihmën për Kosovën dhe sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, “BE-ja ka ndarë një ndihmë prej 5 milionë euro për COVID-19”.

Zëdhënësi Hoti thotë që gjithashtu, gjatë kësaj jave, UNICEF-i do të sjellë në Kosovë një kontingjent të madh me mjete mbrojtëse dhe pajisje të tjera mjekësore për COVID-19.

Sipas tij, Holanda ka sjellë një kontingjent ndihmash përmes Ambasadës së Kosovës në Hagë, por me ndihma kanë kontribuar edhe Qeveria e Italisë, Turqia, Project Hope (USA) dhe donatorë të tjerë.

Tags: Faik HotiKapacitetiKoronavirusiKosova
Postimi i mëparshëm

Shkon në 4 numri i viktimave nga COVID-19 në Serbi

Postimi tjetër

Shtëpia e pleqve u mbyll në Spanjë për shkak të COVID-19

Të ngjajshme Postime

Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
KRYESORE

Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova

30 December 2025
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr
KRYESORE

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

30 December 2025
Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë
KRYESORE

Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë

30 December 2025
Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat
KRYESORE

Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat

30 December 2025
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë e mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit
Kosovë

Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë e mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit

30 December 2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje
Kosovë

Zjarr në një shtëpi në Prizren, vdes një fëmijë i moshës rreth 1 vjeçare

30 December 2025
Postimi tjetër
Shtëpia e pleqve u mbyll në Spanjë për shkak të COVID-19

Shtëpia e pleqve u mbyll në Spanjë për shkak të COVID-19

Lajmet e fundit

“Diva jonë me afat skadence” – Shpërthen debati mes Fjollës dhe Benitës

“Diva jonë me afat skadence” – Shpërthen debati mes Fjollës dhe Benitës

30 December 2025
Kryeziu: Opozita ka pasur mundësi ta krijonte qeverinë me vota

Kryeziu: Opozita ka pasur mundësi ta krijonte qeverinë me vota

30 December 2025
Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

30 December 2025
Numërohen gati gjysma, cili është dallimi mes liderëve të partive në votat që kanë marrë deri tani

Numërohen gati gjysma, cili është dallimi mes liderëve të partive në votat që kanë marrë deri tani

30 December 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova

30 December 2025
“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

30 December 2025
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

30 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu