Deputeti i Aaleancës për ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, nuk e ka lënë pa e replikuar Ministrit të Punëve të Jashtme Glauk Konjufcës në seancën e sontme të Kuvendit të Kosovës, raporton InLajmi.
Berisha ka thënë se, Albin Kurti është i dashuruar në vetveten e po don të hy në histori, mirëpo duket se qysh sonte do të hy në histori.
“Juve o kah ju rrëzon profa, e nuk e di çfarë keni me ne. Masi më përmendi Glauku, i cili më kujtohet kur e kishte çu ShIK-u në Aleancë. Pastaj, SHIK-u e kishte çu në Vetëvendosje”, ka thënë Bekë Berisha.
Deputeti Berisha ka treguar në seancën e Kuvendit të Kosovës për kohën kur Glauk Konjufca kishte shkuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me udhëzime të SHIK-ut.
Bekë Berisha ka shtuar se nuk folë ai për diktaturë .
Nëse ju ka kallë bishti dhelprës, s’u kallë krejt Kosova, nuk u ba nami. Na veç jemi t’u ju kqyr. Po, masi e ulët kryt edhe na do t’i bashkohemi këtij mocioni”, tha ndër të tjera deputeti nga AAK
“Unë nuk flas për diktaturë, por këtu ka përnjëmend tendencë për me bë diktaturë. Po ju keni dashtë me ba diktaturë. Kuvendi pyetet për me ba ose jo gjendje të jashtëzakonshme, e nuk ka pasur iniciativë për puç”, ka thënë Berisha./InLajmi/




















