Anëtari I PDK-së Abelard Tahiri duket se iu gëzua rënjes së Qeverisë Kurti, shkruan InLajmi.
Tahiri ka thënë se Kurti për 50 ditë si kryeministër e rrënoi besimin e qytetarëve.
“Për 50 ditë si kryeministër, rrënoi besimin e qytetarëve që e votuan e shpresuan në të”
Ai shtoi se Kurti rrezikoi interesat strategjike të Republikës së Kosovës dhe shkundi marrëdhëniet tona me SHBA-të.
Postimi i plotë i Abelerd Tahirit:
Për 50 ditë si kryeministër, rrënoi besimin e qytetarëve që e votuan e shpresuan në të. Rrezikoi interesat strategjike të Republikës së Kosovës dhe shkundi marrëdhëniet tona me SHBA-të. Nuk përfilli askënd dhe asgjë, veç egos së tij. Përçau politikisht qeverinë, e mësyu drejt përçarjes së popullit. Nuk menaxhoi gjërat e vogla, e iu shmang menaxhimit të gjërave të mëdha. E futi Kosovën në rrugë të izolimit e dezintegrimit. Bilanci i tij për 45 ditë si kryeministër, u bë njollë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Por sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës në mënyrë krejtësisht demokratike e kushtetuese, ndërpreu agoninë e kësaj qeverie të papërgjegjshme dhe këtij kryeministri mashtrues.