25 Marsi është dita e 84-t e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 281 ditë.
Ngjarje
421 – Venecia themelohet në mesditë, sipas legjendës, me përurimin e kishës së parë atë të San Giacomos, në ishullin Rivoalto, që u shënua nga rënia e këmbanave në orën 12:00. Kur lombardët pushtuan Italinë, në vitin 568, shumë prej banorëve u hodhën në ishujt e vegjël. Me kalimin e viteve këta ishuj (rreth 100) u lidhën me ura ose gondola, duke formuar Venedikun (sot Venecia). Më 726 venedikasit për herë të parë zgjodhën Doxhin tyre (Dukë, Dux, Duce, Lider ‘Udhëheqës’).
1801 – Vdiq poeti gjerman Novalis, 28 vjeç. Emri i tij i vërtetë ishte Georg Philipp Friedrich Freiherr von Hardenberg, autor dhe filozof i romantizmit të hershëm studioi për jurist në Leipzig; pastaj për histori; Schiller ishte një nga profesorët e tij. Novalis gjithashtu u shoqërua me personalite të letërsisë gjermane si Goethe, Herder e Palin. Vdiq në moshën 28 vjeçare, la pas shumë poezi;
Himn i natës, nga Novalis
(shipërim)
Dëshira e madhe e vdekjes
E hodhi në gjirin e tokës,
Larg sundimit të dritës,
Në dhimbjet e vdekjes
Shenjë e ikjes me dëshirë
Me një barkë të vogël,
Drejt bregut qiellor.
Qofsh e bekuar Natë e përjetshme,
Bekuar edhe gjumi pafund.
Ngrohur nga drita e ditës
Dhe tharë me kujdes.
Lodhur nga jeta jashtë
Kthehet në shtëpinë e Atit.
Ajo që në këtë botë duhet
Me dashuri e besim
Me të vjetrën e hedhur tej,
Humbet edhe e reja.
Lëndohet, dëshpërohet
Kush do vetëm të kaluarën.
1811 – Percy Bysshe Shelley përjashtohet nga Universiteti i Oksfordit për botimin e një eseje mbi nevojën e ateizmit. Percy Bysshe Shelley shihet si një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë romantike dhe ndër poetët më të mirë në gjuhën angleze. Radikal në poezinë e tij, si dhe në pikëpamjet shoqërore e politike, Shelley nuk arriti famë sa ishte gjallë, por njohja për poezinë e tij u rrit në mënyrë të qëndrueshme pas vdekjes. Shelley ishte anëtar kyç i një rrethi të ngushtë poetësh dhe shkrimtarësh ‘vizionarë’ ku bënin pjesë Lord Bajron, Leigh Hunt, dhe gruaja e Shelleyt, Mary Shelley , autore e romanit të njohur Frankenstein. Percy Shelley u bë idhull i poetëve të ardhshëm, përfshi Robert Browning, Dante Gabriel Rossetti, Oscar Wilde, Thomas Hardy, George Bernard Shaw, Bertrand Russell, BB Yeats , Karl Marks, Upton Sinclair dhe Isadora Duncan. Më 8 korrik 1822, pak para ditëlindjes së tij të tridhjetë, Shelley u mbyt në det gjatë një stuhie pranë brigjeve italiane
Vajtim, nga Percy Bysshe Shelley
(shqipërim)
O Botë! O Jetë! O Kohë!
Ku hapat e fundit unë ngjis,
Shkallë-shkallë duke u dridhur;
Kur do të kthehet lavdia jote?
Jo më – Oh, kurrë më!
Prej ditës dhe natës
Një gëzim ka ikur:
Pranverë e freskët, verë, dimër i bardhë
Shkunde zemrën e prekur me hidhërim, por me kënaqësi
Jo më – Oh, kurrë më!
1821 – Data tradicionale e fillimit të Luftës greke e Pavarësisë, sipas kalendarit Julian. Lufta kishte filluar në fakt më 23 shkurt. Por data 25 mars u zgjodh që të përkonte me ditën e Shë Maries, për të forcuar lidhjet midis kishës ortodokse greke dhe shtetit të sapo formuar.
1900 – Në Indianapolis, shteti Indiana, Formohet Partia Socialiste e SHBA-së.
1880 – Në Janinë lindi Mithat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, udhëheqës ushtarak i Lidhjes se Prizrenit – Mithati ishte, pra, nipi i Samiut dhe Naimit. Mithati shkollohet në Stamboll, punësohet në administratën osmane. Ai kujtohet jo vëtëm për prejardhjen, por edhe për librarinë, partinë (Balli Kombëtar), dhe kundërshtimin e komunizit. Në nëntor 1944, Frashëri ikën nga Shqipëria. Vdes papritur në një hotel në Nju Jork më 3 tetor 1949, si pasojë e goditjes në zemër – spekullohet se vdiq i helmuar nga KGB-ja, ndërsa Amerika kishte filluar përgatitjet për një operacion klandestin kundër regjimit komunist në Shqipëri – Mithati ishte zgjedhur me koncensus kryetar komisioni koordinues mbarë shqiptar në mërgimim për këtë operacion, prandaj edhe vdekja e tij e papritur hodhi hije dyshimi.
1924 – Në përvjetorin e Pavarësisë greke, Alexandros Papanastasiou shpall Republikën e Dytë helene – Parlamenti zgjedh admiralin Paul “Pal” Koundourioti si president. Kountourioti ishte nga një familje e shquar arvanitase nga ishulli Hidra. Emri fillestar i familjes kishte qenë Zerva, por u ndryshua nga një prej të parëve që jetoi për një kohë në fshatin Kountoura, Megarida. Shumë anëtarë të familjes Kountourioti morën pjesë në Luftën Greke të Pavarësisë, duke përfshirë edhe gjyshin e Palit, Gjergj Kountouriot, i cili gjithashtu shërbeu si kryeministër i Greqisë nën mbretin Otto. Në mars 1924, pasi Mbreti George II i Greqisë u rrëzua dhe iku në Rumani, Pal Koundurioti (1855 – 1935) u zgjodh president i Republikës së Greqisë, por dha dorëheqjen në mars 1926 në shenjë proteste ndaj diktaturës së gjeneral Pangalos, edhe ky arvanitas. Koundourioti u rizgjodh president në maj 1929, por për shkak të problemeve shëndetësore dha dorëheqjen në dhjetor.
1937 – Italia dhe Jugosllavia nënshkruajnë Paktin e Beogradit. Më 1941, Jugosllavia u bashkohet fuqive të Aksit me nënshkrimin e Paktit Tripalësh.
1949 – Fushata e gjerë e dëbimeve filloi në Estoni, Letoni dhe Lituani për të detyruar kolektivizimin me anë të terrorit. Autoritetet sovjetike dëbuan më shumë se 92,000 njerëz nga Balltiku për në zonat e largëta të Bashkimit Sovjetik.
1957 – Krijohet Komuniteti Ekonomik Evropian (Gjermani Perëndimore, Francë, Itali, Belgjikë, Holandë, Luksemburg).
Lindje
1767 – Joachim Murat, Marshall dhe admiral i Francës
1786 – Giovanni Battista Amici, astronom italian
1867 – Arturo Toscanini, dirigjent italian
1880 – Midhat Frashëri, politikan shqiptar, atdhetar i shquar, shkrimtar shqiptar († 1949)
1881 – Béla Bartók, kompozitor hungarez († 1945)
1921 – Simone Signoret, aktore franceze
1925 – Pierre Boulez, kompozitor dhe dirigjent francez
1940 – Mina, këngëtare italiane
1942 – Aretha Franklin, xhez këngëtare amerkane
1942 – Richard O’Brien, kompozitor dhe aktor britanik
1947 – Elton John, kantautor dhe kantautor anglez
1965 – Arian Culiqi, aktor dhe regjisor shqiptar
1965 – Sarah Jessica Parker, aktore amerikane (“Sex & The City”)
1973 – Admir Adžem, futbollist boshnjak
1976 – Wladimir Klitschko, boksier ukrainas
Vdekje
1233 – Afonso II, mbret i Portugalisë (l. 1185)
1927 – Idriz Seferi, patriot shqiptarë
1985 – Sandër Prosi, aktor shqiptar
2000 – Helen Martin , aktore amerikane (l. 1909)
2001 – Brian Trubshaw , British Concorde pilot (l. 1924)
2005 – Paul Henning , producent filmi dhe shkrimtar (l. 1911)
2006 – Rocío Dúrcal , këngëtare dhe aktore spanjolle (l. 1944)
2006 – Richard Fleischer , drejtor film amerikan (l. 1916)
2006 – Buck Owens , këngëtar amerikan dhe personalitet televiziv (l. 1929)
2007 – Andranik Margaryan , politikan armen (l. 1951)
2008 – Rafael Azcona , skenarist Spanjoll (l. 1926)
2008 – Ben Carnevale , basketbollist dhe trajner amerikan (l. 1915)
2008 – Thierry Gilardi , futbollist francez (l. 1958)
2008 – Gene Puerling , këngëtar amerikan (l. 1929)
2009 – Johnny Blanchard , basketbollist amerikan (l. 1933)
2009 – Gábor Ocskay , hokejist Hungarez (l. 1975)
2009 – Giovanni Parisi , boksier italian (1967)
2009 – Kosuke Koyama , teolog Japonez (l. 1929)
2010 – Pal Bang-Hansen
Festa dhe përvjetore
Greqi – Dita e Pavaresisë