Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për dy vdekje në rrethana të dyshimta në Prishtinë.
Njëri rast ka ndodhur në rrugën Fahri Fazliu, teksa në rrugë është gjetur i shtrirë viktima i gjinisë mashkullore, nga ku i njëjti është dërguar në emergjencë, ku edhe ka ndërruar jetë, shkrun InLajmi.
Ndërsa në rastin e dytë është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete.
Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 23.03.2020 – 11:20. Është gjetur i shtrirë në rrugë viktima mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në Emergjencën e Prishtinës, ku edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion.
Prishtinë 23.03.2020 – 16:55.Është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./InLajmi/