Juristi Dastid Pallaska ka thënë se vendimi i kryeministrit Kurti për të shpërndarë ndihmat sociale në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e virusit është duke rrezikuar kështu shëndetin e përfituesve, shkruan InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se ky vendim është shembulli më i mirë se dëmi i popullizmit është shumëfish më i madh se përfitimi.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i pamenduar i Kryeministrit për të shpërndarë ndihmat sociale në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e virusit – duke rrezikuar kështu shëndetin e përfituesve – është shembulli më i mirë se dëmi i popullizmit është shumëfish më i madh se përfitimi./InLajmi/