• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

LDK dhe opozita të vendosura ta votojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë

J G nga J G
24 March 2020
në Kosovë, Politikë
0 0
0
LDK dhe opozita të vendosura ta votojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë
2
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, duhet t’i përmbushë kushtet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në rrethanat e pandemisë së COVID-19.

Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar mendimin e IKSHPK-së rreth mbajtjes së seancës në ambientet e kuvendit, për shkak se aty deputetët nuk mund ta mbajnë distancën sociale sipas kritereve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të cilat i rekomandon të zbatohen edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet të martën kur edhe do të ketë para vetes jo vetëm mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës të nënshkruar nga 44 deputetë për rrëzimin e qeverisë, por edhe mendimin e IKSHPK-së.

Kryesia do t’i shqyrtojë rrethanat dhe do të vendosë për kohën, vendin dhe formën e mbajtjes së seancës.

Zyra e sekretarit në Kuvendin e Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë, se ende nuk ka një vendim lidhur me këtë çështje dhe se sipas tyre, kjo çështje është përgjegjësi e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Është në mandatin e Kryesisë për të përcaktuar hapat që duhet të ndiqen për të thirrur seancën”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra e sekretarit.

Por, pavarësisht rrethanave të krhuara me pandeminë e koronavirusit të ri, Lidhja Demokratike e Kosovës, si iniciuese dhe tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, janë deklaruar tashmë se do të shkojnë në seancë dhe do të votojnë për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Kuvendi i Kosovës ka pranuar të premten dokumentin e nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes së cilit kërkohet mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Sipas rregullores që përcakton organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së thuhet se mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës, jo me vonë se pesë ditë dhe jo më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij.

Në anën tjetër, njohësit e zhvillimeve politike, konsiderojnë se në aspektin ligjor e kushtetues, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, duhet të procedohet.

Sipas tyre, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, deri ditën e mërkurë duhet të vendosë se si do të procedojë tutje me këtë mocion.

Analisti politik, Blerim Vela, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo çështje fillimisht duhet të vendoset nga kryesia e kuvendit dhe më pas të shihen mundësitë se ku, në cilin vend apo cilën hapësirë, do të mbahet seanca.

“Nuk ekzistojnë kushtet minimale për mbajtjen e seancës duke marrë parasysh se kërkohet që të ketë një distance prej së paku dy metrash mes personave në një hapësirë. Dhe nëse e bëjmë një përllogaritje shumë të thjeshtë e shohim se ajo sallë nuk i përmbushë kushtet sepse kërkohet një hapësirë me së paku 700 deri në 1,000 metra katrorë”, tha Vela.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, thekson ai, e parasheh mundësinë që seanca të mos mbahet vetëm në sallën e kuvendit, por edhe diku tjetër.

“Nëse procedohet mbajtja e seancës plenare, me siguri se do të mbahet në një sallë tjetër e jo në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës. Do të shikohen kushtet që të plotësohen rekomandimet e IKSHPK-së, pra një sallë që ua mundëson deputetëve të jenë larg njëri-tjetrit në distancën dy metra, por edhe përfaqësuesve të qeverisë dhe të tjerëve”, tha Vela.

Sipas tij, Kosova aktualisht është në një situatë të paprecedent dhe se as Kushtetuta e as Rregullorja e Kuvendit nuk e parasheh një gjendje si kjo dhe mundësinë që për shkak të rrethanave të krijuara me pandeminë e COVID-19, të shtyhet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë.

Ai thotë se e vetmja mundësi, nëse nuk ka kushte për mbajtjen e seancës, është që deputetët dhe iniciuesi, në këtë rast LDK-ja, t’i tërheqin nënshkrimet nga mocioni.

“Natyrisht që ekziston edhe një mundësi nëse ka marrëveshje politike dhe të gjithë ata që e kanë nënshkruar mocionin t’i tërhiqnin (nënshkrimet) dhe pastaj kjo çështje të mos shqyrtohet në kuvend, pra mbetet në përgjegjësinë e iniciatorëve të seancës që ta kenë parasysh faktin se a dëshirojnë që dhe më tutje ta çojnë përpara mocionin apo thjesht ta shtynë për një datë tjetër, kur të jenë kushtet më optimale për mbajtjen e seancës”, tha Vela.

Qeveria e Kosovës ka pësuar luhatje, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur ndërmjet dy partive partnere të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përplasjet mes tyre kulmuan me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit, inicioi më pas mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, duke i siguruar nënshkrimet nga deputetët e opozitës.

Mospajtimet në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së u shpërfaqën edhe në lidhje me shfuqizimin e tarifës ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, masë kjo e vendosur nga qeveria e kaluar dhe që ishte bërë pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Qeveria Kurti u ishte nënshtruar nga dita e parë e punës kërkesave dhe thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për shfuqizimin e tarifës dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë. LDK-ja kërkoi që Kurti t’u përgjigjej pozitivisht këtyre kërkesave.

Por, kryeministri Kurti vendosi që tarifën ta shfuqizojë vetëm pjesërisht për dy javë, duke u zotuar se ajo nga 1 prilli do të hiqej në tërësi.

Kjo kriza qeveritare, për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy partive të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike po vjen në kohën kur e gjithë bota, përfshirë edhe Kosova, po ballafaqohet me luftën kundër koronavirusit të ri.

Gjendja është treguar alarmante, andaj edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje pandemie.

Tags: LDKMocioniqeveriaSeanca
Postimi i mëparshëm

Shënohet përvjetori i betejës së Kotlinës

Postimi tjetër

Martti Ahtisaari është i infektuar me COVID-19

Të ngjajshme Postime

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar
Politikë

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Fetah Paçarizi në hapjen e fushatës së PDK në Prizren: Këtu rrah zemra e vizionit, forcohet uniteti dhe shpresa për ndryshim
Politikë

Fetah Paçarizi në hapjen e fushatës së PDK në Prizren: Këtu rrah zemra e vizionit, forcohet uniteti dhe shpresa për ndryshim

18 December 2025
Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës
Politikë

Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës

19 December 2025
Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp
Politikë

Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp

17 December 2025
Kandidati për deputet nga PDK, Paçarizi e nis ditën duke bërë homazhe te Dëshmorët e UÇK-së në Landovicë dhe te shtatorja e Remzi Ademajt në Prizren
Politikë

Kandidati për deputet nga PDK, Paçarizi e nis ditën duke bërë homazhe te Dëshmorët e UÇK-së në Landovicë dhe te shtatorja e Remzi Ademajt në Prizren

17 December 2025
Postimi tjetër
Martti Ahtisaari është i infektuar me COVID-19

Martti Ahtisaari është i infektuar me COVID-19

Lajmet e fundit

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu