Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pret që nesër deputetët e LDK-së të jenë unik dhe të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Haziri ka thënë se deputetët duhet jenë besnikë ndaj partisë që e përfaqësojnë.
Haziri shtuar se “Apeli im, të jenë bashkë. Edhe kur mendon më ndryshe, duhet të jesh me ekipin”, ka thënë Haziri.
Ai ka pasur një kërkesë edhe për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Besoj se Vjosa fjalën e vet që e ka thënë brenda LDK’së do të thotë edhe nesër. Nuk duhet të lejojmë që, për hesapet e dikujt, shtëpia jonë politike të kërcënohesh nga askush”, ka thënë Haziri.
I pyetur se a do të rrëzohet nesër Qeveria Kurti, Haziri ka dhënë një përgjigje interesante, në një bisedë në emisionin “Frontal” në televizionin T7.
“Nuk është mirë të bëhet kjo pyetje në ditëlindje të kryeministrit, duhet ta lëmë të festojë me familje ditëlindjen e tij”, ka thënë Haziri.