Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk ka vend për panik, meqenëse ka sasi të mjaftueshme të miellit. Sipas tij, paniku po shkaktohet qëllimisht nga disa prodhues dhe tregtarë me shumicë, shkruan InLajmi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bajqinovci ka thënë se vetëm nga janari e deri dje në Kosovë janë importuar 34.2 milionë kg miell, të cilët ka ardhur nga Bullgaria, Hungaria, Kroacia dhe Rusia.“
Postimi i plotë i tij:
Nga 1 janari i këtij viti e deri dje në Kosovë janë importuar 34.2 milionë kg miell (35% nga Bullgaria, 25% nga Hungaria e pjesa tjetër nga Kroacia e Rusia. Nga kjo sasi vetëm gjatë muajit mars janë importuar afërsisht 12 milionë kg grurë. Kjo do të thotë se importi ka vazhduar me ritëm të njëjtë si në muajtë paraprak, andaj, nuk ka baze për panikë.
Paniku po shkaktohet qëllimisht nga disa prodhues dhe tregtarë me shumicë.
Në të njëjtën periudhë kohore (nga 1 janari e deri dje) janë importuar edhe 6.5 milione kg miell prej të cilave gati gjysma vetëm në muajin mars.

Këto janë të dhëna zyrtare prandaj pa panik dhe rrini në shpi.
Së bashku, do ta kalojmë këtë sfidë!/InLajmi/