Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se vendimet e qeverisë në kundërshtim me Kushteutën dhe veprimet e improvizuara në kohën e pandemisë për të kufizuar qarkullimin e qytetarëve në pak orë të mëngjesit, rrezikonë edhe më shumë qytetarët e këtij vendi, sepse të tubohen, pa respektuar distancën, shkruan InLajmi.
Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se qytetarët duhet të rrespektojnë në përpikëri rekomandimet për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
Postimi i plotë i tij:
Vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe veprime të improvizuara në kohën e pandemisë për të kufizuar qarkullimin e qytetarëve në pak orë të mëngjesit, rrezikojnë edhe më shumë qytetarët e këtij vendi, sepse i detyron ata të tubohen, pa respektuar distancën sociale, për të marrë shërbime publike shumë të nevojshme për ta dhe familjet e tyre.
Qytetarëve iu ngelen vetëm 2 orë (8-10) për të përmbushur nevojat jetike e për rrjedhojë detyrohen të vërshojnë pikat e përbashkëta, pranë njeri-tjetrit në radhë, sikurse duken grupimet si këto, përpara postës tek Qafa në Prishtinë.Kjo është dëshmia e masave të improvizuara të ndërmarra në mënyrë të rrëmujshme nga një qeveri në rënie e cila përveçse shkel Kushtetutën, vë në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve me paaftësinë e saj në kushtet e pandemisë.
Kjo qeveri ka pasur mundësi të mësojë e huazojë nga praktikat dhe masat e suksesshme të Kinës, Koresë së Jugut, Japonisë apo Singaporit të ndërmarra që në muajin shkurt e jo të marrë ditë pas dite vendime të ndryshme pa plan e vizion.Megjithatë, qytetarët të respektojnë në përpikëri rekomandimet për parandalimin e shpërndarjes se virusit covid-19. Vetë-izolimi është çelësi për luftimin dhe kufizimin e kësaj pandemie./InLajmi/