Aktorja kosovare Anisa Ismajli si çdo qytetar po i përjeton rëndë mosmarrëveshjet e politikës për menaxhimin e krizës me koronavirusin, në Kosovë.
Ismaili përmes një video dërguar në portalin KultPlus, e ku me lot në sy thotë se, nuk i kupton politikanët, se si po veprojnë kështu edhe në këto momente kur nga vendimet e tyre varën jetët e 2 milionë njerëzve.
“Kush na ka mallku deri në këtë masë. Kjo kastë politike nuk është në tokë të bukës. Po do me më dalë zemra prej vendit”, thotë aktorja Anisa Ismajli, derisa gjatë gjithë kohës qanë.
“Kush na ka mallku deri në këtë masë”. Aktorja e njohur Anisa Ismajli shpërthen në lot, nëpërmjet një videoje të dërguar për KultPlus, ajo në mes dënesave ka thënë se kjo kastë politike nuk është në tokë të bukës. “Po do me më dalë zemra prej vendit”, thotë Anisa Ismajli. Dëgjojeni këtë zemër nëne që edhe dy fëmijët e saj i ka larg./KultPlus.com
Posted by KultPlus.com on Monday, March 23, 2020