Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka përdorur edhe “armën” e tij të fundit në drejtim të partnerit qeverisës, LDK-në, shkruan InLajmi.
Abazi ka thënë se me kërkesën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës po i bashkohet kapjes së shtetit.
Këto akuza Abazi I bëri në rrjetin e tij social facebook, një ditë para seancës së Kuvendit ku rend i ditës është votimi për mosbesim ndaj qeverisë.
Abazi ka publikuar fotot e anëtarëve të vrarë të LDK-së.
Ai thotë se votuesit e Kosovës nuk kanë votuar për vazhdimin e kapjes së shtetit, gjë për të cilën ai akuzon LDK-në që po e bën në bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi./InLajmi/
https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156912250285718