Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Bajram Gecaj, vlerëson se është krejtësisht i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm sulmi ndaj gazetarëve, z.Nebih Maxhuni e z. Diamant Bajra, si dhe kameramanit z. Arsim Rexhepi.
Me këtë rast zëvendësministri Gecaj ka vënë në dukje se MPBAP do bëj të gjitha përpjekjet që ky rast të zbardhet nga Policia e Kosovës, po ashtu edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.
“Akterët e këtij akti barbar duhet sa më parë të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar për këtë akt të shëmtuar, tërësisht jashtë funksionimit të shteteve demokratike”, ka theksuar Gecaj.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, në kuadër të misionit të saj do të vazhdojnë të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe me këtë rast t’i ofrojnë qytetarëve lirinë e veprimit dhe të mendimit, pavarësisht se çfarë pozite kanë në shoqëri./InLajmi/