Presidenti Kosoves Hashim Thaç në një konferencë pë media, para pak minutash tha se Qeveria e Kosoves e shkeli kushtetutën, edhe atë në disa nene të saj. Sepse ora policore shpallet vetem kur Presidenti i Republikës së Kosovës e shpall gjendje të jashtëzakonshme, raporton InLajmi.
Presidenti Thaçi i ka porositur qytetarët që mos ta respektojnë vendimin e Qeverisë pë ndalim qarkullimi për këbësor dhe automjete sepse duke e respektuar këtë vendim bëjnë vepër penale.
Ai ka porositur edhe policinë e Kosovës që të mos e zbatoj vendimin e Qeverisë Kurti, sepse edhe ata me kë rast bëjnë veper penale.
Thaçi më tutje shtoi se vendimin e Qeverisë për shpalljen e orës policore do ta dërgoj neser në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sepse janë shkeluar një mori nenesh, duke shkelur edhe lirit dhe të drejtat e njeriut.
Neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]
- Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna.
- Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38 të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash”, thuhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës./InLajmi/