Daut Haradinaj, deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka njoftuar që sot për shkak të pandemisë nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan, shkruan InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se do i kujtojmë dhe nderojmë nga shtepitë tona, me respekt e krenari.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Duke parë gjendjen në të cilen po kalojmë për shkak të COVID-19, duhet të ju njoftojmë që nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan. Do i kujtojmë dhe nderojmë nga shtepitë tona, me respekt e krenari.
Gazmendit, Himës dhe Agronit, të rënëve të parë të kësaj beteje të lavdishme, nderime dhe LAVDI.
Dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia që nuk harrohet kurrë./InLajmi/