Situatë alarmante në Itali, vetëm 24 orët e fundit, 651 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.
Gjithsej 5476 njerëz kanë vdekur deri më tani.
Në Lombardi, rajoni më problematik, numri i vdekjeve u rrit me 360 vetëm sot,
Italia Veriore është bërë pika kryesore e re për infeksionin e koronavirusit dhe aktualisht është rajoni më problematic.
Që nga dje, numri i të infektuarve është rritur për 5,560. Deri më tani, 59.138 njerëz janë infektuar në Itali. Por më shumë se 7,000 janë rikuperuar, transmeton Telegrafi.
Aktualisht janë 46,638 raste aktive.
Kujtojmë se të shtunën, 793 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Itali, ndërsa 546 vdiqën vetëm në Lombardi, duke e bërë ditën me më së shumti vdekje deri më tani.