Kërkimi për kurën ndaj koronavirusit është bërë tashmë konkurrencë globale.
Testimet klinike kanë filluar në Britani, pjesën tjetër të Evropës, Kinë dhe SHBA, me shkencëtarët që punojnë me shpejtësi të madhe për të prodhuar vaksinën kundër COVID-19.
Më shumë se 20 testimesh të llojit klinik janë duke u kryer për gjetjen e një vaksinë, si dhe po kërkohen ilaçe potenciale për mposhtjen e virusit pandemik.
Zakonisht zhvillimi i vaksinave zgjat më shumë se pesë vjet dhe kërkon investime të konsiderueshme kapitale, por kompania amerikane Biotech Moderna, e cila është më larg në garë, tashmë ka filluar testimet tek njerëzit, duke anashkaluar fazën e testimit të kafshëve.
Një firmë tjetër amerikane, Inovio, do të fillojë të testojë vaksinën e ADN-së mbi 30 vullnetarë muajin tjetër.
Nëse gjithçka shkon siç duhet, firma do ta testojë atë në 3,000 njerëz në SHBA, Kinë dhe Korenë e Jugut.
Inovio shpreson të prodhojë një milion doza deri në fund të vitit 2020 për më shumë prova dhe përdorim urgjent.
Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit shpreson të vërë një vaksinë në dispozicion brenda muajve.
Aktualisht, koronavirusi ka prekur më shumë se 300 mijë njerëz në mbarë globin.