• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 2 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Këshilltari i Thaçit: Vendimi për “orë policore” është i kundërligjshëm

J G nga J G
22 March 2020
në Politikë
0 0
0
Këshilltari i Thaçit: Vendimi për “orë policore” është i kundërligjshëm
3
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka sqaruar se Qeveria e Kosovës nuk mund të marrë vendim për “orë policore” dhe të ndalojë lëvizjen e qytetarëve.

Një vendim i tillë, sipas Behramajt, do të ishte antikushtetues, pa u shpallur Gjendja e Jashtëzakonshme, shkruan InLajmi.

“Nëse Qeveria e Kosovës ka marrë zyrtarisht vendim për “orën policore”, duke ndaluar lëvizjen e njerëzve nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ajo sapo paska marrë një vendim të kundërligjshëm dhe antikushtetues”, shkroi Behramaj në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Nëse Qeveria e Kosovës ka marrë zyrtarisht vendim për “orën policore”, duke ndaluar lëvizjen e njerëzve nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ajo sapo paska marrë një vendim të kundërligjshëm dhe antikushtetues.

Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme. Në të kundërtën, asnjë institucion nuk ka mandat t’ua mohojë atyre liritë dhe të drejtat themelore.

Nëse e ka marrë një vendim të tillë, Qeveria e Kosovës ka shkelur një mori nenesh të Kushtetutës së Kosovës, që specifikohen shumë qartë në Nenin 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme].

“Neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]
1. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna.
2. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38 të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash”, thuhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kosova nuk ka ligj për “orë policore” dhe në Nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore], paragrafi 1 i Kushtetutës, thuhet se të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.

Po ashtu, as Ligji Nr. 04/-L-027 për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera dhe as Ligji Nr. 02/L-109 për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse nuk e parashohin mundësinë për një kufizim të tillë.

Përndryshe, Gjendja e Jashtëzakonshme mund të shpallet edhe pa pajtueshmërinë e Qeverisë së Kosovës. Presidenti e ka obligim kushtetues të konsultohet me kryeministrin, por nuk e ka të nevojshme ta marrë pajtimin apo mospajtimin e tij. Për dekretin e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme vendosin më pas deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Duke iu referuar pikës 4 të nenit 131 të Kushtetutës së Kosovës, presidenti e ka konsultuar kryeministrin për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë ka kërkuar nga kryeministri dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë, që ta mbajnë edhe një takim të radhës në ditën e nesërme, ku do të koordinoheshin masat e domosdoshme me rastin e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Për një takim të radhës në ditën e nesërme aty nuk ishte pajtuar kryeministri dhe duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, në frymën e nenit dhe paragrafit përkatës që e obligon kryeministrin, presidenti i ka dërguar sërish kërkesë me shkrim për mbajtjen e takimit të radhës së Këshillit të Sigurisë për t’i finalizuar masat që do të duhej të ishin në dekretin e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Kryeministri është përgjigjur me një shkresë, ku ka theksuar se ndërkohë do të procedohet kërkesa e presidentit për thirrjen e takimit të Këshillit të Sigurisë. Por, duke mos e mbledhur Këshillin e Sigurisë në përputhje me kërkesën e presidentit, kryeministri ka bërë shkelje të nenit 127, paragrafit 3 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 5, paragrafi 5.4 të Ligjit për themelimin e Këshillit të Sigurisë.

Dekreti dhe masat për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme janë kompletuar nga ana e Zyrës së Presidentit, por në mungesë të takimit të radhës së Këshillit të Sigurisë nuk është arritur ende që të merren edhe rekomandimet e anëtarëve tjerë të këtij këshilli, që vijnë nga radhët e Qeverisë së Kosovës.

Dekreti mund të procedohet edhe pa rekomandimet e tyre dhe të hyjë në fuqi pas votimit nga ana e deputetëve, por Qeveria më pas obligohet t’i zbatojë të gjitha masat, prandaj është e nevojshme që të bashkëpunojnë, të kontribuojnë me rekomandimet e tyre dhe bashkërisht ta bëjmë këtë betejë!/InLajmi/

Tags: Adil BehramajKosovaOra policoreqeveria
Postimi i mëparshëm

Disa mënyra për bartjen e shamisë në flokë

Postimi tjetër

Arrestohet i riu në Elbasan, theu rregullin për të qëndruar në banesë

Të ngjajshme Postime

Gashi nga LDK godet Gjykatën Speciale që po shërbehet me materiale nga Serbia: Shkelje e rëndë, Kuvendi të veprojë
Politikë

Gashi nga LDK godet Gjykatën Speciale që po shërbehet me materiale nga Serbia: Shkelje e rëndë, Kuvendi të veprojë

1 August 2025
Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar
Politikë

Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar

1 August 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas
Politikë

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Politikë

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit
Politikë

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Postimi tjetër
Arrestohet i riu në Elbasan, theu rregullin për të qëndruar në banesë

Arrestohet i riu në Elbasan, theu rregullin për të qëndruar në banesë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

1 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu