Kryetari I komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se nga 66 mostrat e marra sot nga Gjilani, fatkeqësisht dy raste rezultuan pozitivë me COVID 19, shkruan InLajmi.
Haziri ka thënë se dy rastet janë të ndara dhe nuk kanë historik të përbashkët, përderisa po shikohet historiku i kontakteve të tyre.
Haziri njofton se njëri është nga Zhegra, ndërsa tjetri me origjinë nga Vrapçiqi, por që jeton në Ferizaj dhe sipas të dhënave, ka ardhur para disa ditësh nga Gjermania.
“Nga informatat e para, e infektuara ka pasur kontakt me familjen në Vrapçiq gjatë vizitës”.Po bëhet historiku i kontakteve dhe Insituti Kombëtar i Shëdetësisë Publike do t’i ketë informatat në detaje. Pas këtyre dy rasteve, apeloj që të vetizoloheni dhe të mos qarkulloni pa nevojë, sikurse edhe t’i zbatoni të gjitha rekomandimet e institucioneve të Republikës, që të kujdesemi për vete, për familjen, për lagjen, për komunën”
Ai shtoi se në takimin me kryetarët e Anamoravës, jemi dakorduar se në momentin që paraqitet ndonjë rast në këtë pjesë, t’i kërkojmë qeverisë së Kosovës që ta karantinojë komplet Anamoravën sepse jemi në trekëndëshin kufitar me Maqedoninë Veriore dhe Serbinë.
Ju lutem, qëndroni në shtëpi dhe për gjithçka do të jeni të njoftuar me kohë, ka përfunduar Haziri. /InLajmi/