Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar që në janar presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me rrezikun global që paraqiste koronavirusi, duke parashikuar pandeminë. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë mësohet se ka injoruar paralajmërimet dhe nuk arriti të ndërmerrte veprime që mund të kishin ngadalësuar përhapjen e epidemisë.
Raportet e inteligjencës nuk parashikonin se kur mund të arrinte virusi në SHBA apo të rekomandonte hapa të veçantë që duhet të ndërmarrin zyrtarët e shëndetit publik. Por ata gjurmuan përhapjen e virusit në Kinë, dhe më vonë në vende të tjera, dhe arritën në përfundimin se zyrtarët kinezë dukej se po e fshihnin ashpërsinë e shpërthimit.
Inteligjenca amerikanë i ka ofruar Trump një pikëpamje të hershme të një pandemie që kërcënonte mbarë globin dhe i kërkonte qeverive perëndimore të ndërmerrnin veprime të shpejta për ta kontrolluar përhapjen. Por, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, Trump vazhdoi publikisht dhe privatisht të hidhte poshtë kërcënimin që virusi paraqiste për amerikanët. “Uashington Post” shkruan se po ashtu, Shtëpia e Bardhë nuk e mori virusin me seriozitet deri në këtë muaj.
“Agjencitë e inteligjencës kanë paralajmëruar për këtë rrezik që nga janari,” tha një zyrtar amerikan që kishte qasje në raportimin e inteligjencës që u shpërndahej anëtarëve të Kongresit dhe stafit të tyre, si dhe zyrtarëve të administratës Trump.
Ekspertët e shëndetit publik kanë kritikuar Kinën që është e ngadaltë për t’iu përgjigjur shpërthimit të koronavirusit dhe kanë thënë se ishte humbur kohë e çmuar në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen. Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të premten, Sekretari Amerikan i Shëndetit Alex Azar tha që zyrtarët ishin alarmuar për rrëzikun e virusit që më 3 janar.
Paralajmërimet nga agjencitë e inteligjencës amerikane u rritën në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, kur koronavirusi u përhap në Itali.
Një nga detyrat kryesore të agjencive të inteligjencës gjatë shpërthimit të virusit ishte të përcaktonte nëse zyrtarët e huaj po përpiqeshin të minimizonin efektet e një shpërthimi ose po ndërmerrnin hapa për të fshehur një krizë të shëndetit publik.
Në Departamentin e Shtetit, personeli kishte ndjekur me shqetësim raportet e hershme nga Kina për virusin.
“Në janar, Kina na mashtroi për rrezikun që paraqiste virusi,” tha zyrtari. Brenda Shtëpisë së Bardhë, këshilltarët e Trump u përpoqën ta bindin ta merre marrë seriozisht virusin, por presidenti mësohet se i injoroi paralajmërimet”.