E njëjta veshje si për fjalimin që pati në TV.
Ka vetëm një paketë të vogël letre higjienike në karrocat e blerjes, katër shishe verë (Ricossa).
Edhe në kohën e koronavirusit, Angela Merkel vazhdon të bëjë pazar. Kancelarja veshi të njëjtën kostum pantallonash blu si kur i foli kombit në TV.
Edhe kur bën pazar, gruaja më e fuqishme në Gjermani i mban vetë qeset e karrocën.
Merkel është një mysafire e rregullt në tregun HIT Ullrich në Berlin. Punonjësit kanë thënë se ajo edhe më parë e bënte të njëjtën. Përveç letrës së tualetit dhe verës, ajo këtë herë bleu edhe shampo për dush, njofton Klan Kosova.
Mediat gjermane raportojnë se është inkurajuese të shikosh që kancelarja shkon në supermarket si çdo qytetar tjetër, madje edhe në kohë të një pandemie.