Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, kanë tentuar ta sulmojnëdy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Tentim sulmin e ka dënuar Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se sulmi ndaj Buzhalës është sulm direkt ndaj mendimit ndryshe.
“ E drejta e lirisë së shprehjes dhe liria e medias janë të drejta themelore të garantuara edhe me Kushtetutë. Çfarëdo cenimi ndaj punës së mediave, respektivisht gazetarëve, është cenim ndaj demokracisë si vlerë sublime”
Osmani ftoi Organet e Sigurisë që tentim sulmin ndaj gazetarit Berat Buzhala ta hetojnë rastin.
“Gazetarët duhet ta gëzojnë fjalën e lirë, konform standardeve profesionale dhe ligjeve në fuqi. Ata këto ditë janë heronj gati po aq sa mjekët, infermierët, policët dhe shërbyesit e tjerë emergjentë që janë mobilizuar kundër pandemisë Covid-19. Prandaj duhet t’i përkrahim që të gjithë”, ka përfunduar Osmani.