Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, në një konferencë për medie ka folur për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia.
Ministrja Hajdari tha se meqë Qeveria e Kosovës sot hoqi taksën për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia, aleatët ndërkombëtarë të bëjnë presion te Serbia, që të heq barrierat për bizneset kosovare dhe të ndalojë fushatën e çnjohjejeve.
“Kosova vazhdon të ballafaqohet me deficit tregtar me vendet e CEFTA-s, fakti që ka nivelin më të ulët të eksporteve në rajon është një shenjë e qartë që kemi deficit tregtar. Ne të gjithë kemi përkrahur këtë tarifë por, realiteti tani është ndryshe, dhe efekti i saj ska qenë i pritur. Statistikat tregojnë për rënie të eksportit në vendet e CETTA-s veçanërisht me Serbinë dhe Bosnjën. Kosova po dëshmon se është në pajtim me aleatët. Kjo dëshmohet me heqjen e tarifës për lëndën e parë.”, atha ajo.
Hajdari është shprehur se lënda e parë për bizneset vendore ishte e domosdoshme.
“Duhet të pranojmë që bizneseve u ka krijuar kosto të lartë të trasportin si dhe kosoto me prodhim.
Qeveria ditën e djeshme tregoi vullnet dhe përkushtim dhe presim nga aleatët presion nga Serbia për heqjen e barrierave dhe të ndaljen e fushatë së çnjohjeve”, shtoi ai.