Një person në Prizren dje e pësoi keq pasi nuk iu nënshtrua dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Policia ka treguar se i njëjti është arrestuar, pasi që kishte hapur lokalin dhe ishte duke punuar, shkruan InLajmi.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se pjesë e masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është edhe mbyllja e lokaleve të cilat janë të frekuentuara nga njerëzit./InLajmi/




















