Gjermania është një ndër shtetet evropiane të prekura me pandeminë koronavirus.
Gazetari i Seutsche Welle, Bahri Cani, tha se Gjermania ka një strukturë të mirë shëndetësore, prandaj është treguar më e suksesshme në luftën ndaj koronavirusit në krahasim me Italinë.

Ai tha se gjermanët janë të prirë t’iu binden rregullave dhe se edhe kjo ka qenë një ndihmë që situata të mos eksalojë si në disa shtete, njofton Klan Kosova.

Megjithatë edhe në Gjermani ka njerëz që nuk po e marrin seriozisht virusin vdekjeprurës.
“Shumë të rinj po e kuptojnë si një grip, si ftohje, por ata mund të jenë bartës të virusit që është më së lehti i transmetushëm nga njëri te tjetri. Por, njerëzit në përgjithësi janë të tillë që i respektojnë rregullat”.
Cani tregoi edhe për masat që ka ndërmarrë shteti gjerman.
“Disa rajone kanë marrë masa edhe për ndalim-qarkullimi dhe që njerëzit të dalin jashtë vetëm për nevoja të domosdoshme. Në ditën e diel do të ndërmerren masa tjera dhe Merkel ka takim me ministrat që më pasdo të ndërmarrin masa tjera. Gjermania ka mbyllur restorantet, shkollat, universitetit, kopshtet”.
Megjithatë, gazetari tha se ekonomia e Gjermanisë po përballet me vështirësi.
“Njerëzit kanë vështirësi serioze për kujdesin e fëmijëve. Shumë vende të punës janë zvogëluar e disa biznese edhe janë mbyllur. Vetë Merkel tha se gjendja e tanishme është më dramatike se ajo e Luftës së Dytë Botërore”.
Bahri Cani tha se në krahasim me Italinë, Gjermania ka 28 mijë vende për frymëmarrje artificiale. Në Itali njerëzit s’e morën seriozisht ku bënin edhe “Corona Party”. Në Gjermani ka të bëj edhe me disiplinën, por edhe me moshën. Mesatarja në Gjermani është 47-48 vjeç”.