• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 19 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Adriatik Kelmendi largohet nga KTV-ja

J G nga J G
20 March 2020
në Kosovë
0 0
0
Adriatik Kelmendi largohet nga KTV-ja
3
SHPERNDARJE
85
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari, Adriatik Kelmendi ka njoftuar se mbrëmë ishte emisioni i tij i fundit Rubikon në Kohavision.

Ai përmes një postimi një profiline tij në rrjetin social Facebook ka lajmëruar që mbrëmë ka qenë emisioni i fundit i tij në KTV, shkruan InLajmi.

“Kërkoj ndjesë që nuk ia dola ta bëj përshëndetjen siç mbase do ta kërkonte zakoni, në fund të emisionit. Thjesht, u frikësova se do të më tradhtonte zëri, të mos mund t’i përmbaja lotët. Se ka pasur aq shumë çaste të paharrueshme, të papërsëritshme, ndonjëherë edhe të pabesueshme, përgjatë rrugëtimit tim të përbashkët me Grupin KOHA, në këto 22 vjet, kur lotët që ishin nisur të shpërthenin i kisha përmbajtur. E ishin çaste për lotë gëzimi e për lotë zhgënjimi”, shkroi Kelmendi.

Postimi i plotë i tij:

Mbrëmë ishte emisioni im i fundit Rubikon në Kohavision.

Kërkoj ndjesë që nuk ia dola ta bëj përshëndetjen siç mbase do ta kërkonte zakoni, në fund të emisionit. Thjesht, u frikësova se do të më tradhtonte zëri, të mos mund t’i përmbaja lotët. Se ka pasur aq shumë çaste të paharrueshme, të papërsëritshme, ndonjëherë edhe të pabesueshme, përgjatë rrugëtimit tim të përbashkët me Grupin KOHA, në këto 22 vjet, kur lotët që ishin nisur të shpërthenin i kisha përmbajtur. E ishin çaste për lotë gëzimi e për lotë zhgënjimi.
I kam përmbajtur lotët, lotët e gëzimit, kur në mileniumin e kaluar, më 27 tetor 1998, këmba ime për herë të parë shkeli në redaksinë e KOHËS Ditore, pasi që më kishin ftuar të shkoj fillimisht si gazetar-praktikant për tre muaj. Ishte realizim i ëndrrës. Katër vjet më parë, si 16-vjeçar, KOHA javore ma kishte botuar një shkrim që e kisha nisur me makinë faksi në redaksi, si një anonimus total. Kur kisha shkelur të njëzetat, kur tashmë luftohej gjithandej, unë isha aty. Njëri prej tyre. Bashkë me idhujt e mi.
Ngjarjet e luftës ishin për lotë, por mbeteshin brenda. U përmbajtja edhe kur morëm vesh se militarët serbë na e vranë Bacën Rexhë, në natën e bombardimeve të NATO-s, kur e demoluan redaksinë; u përmbajtja edhe kur doli lajmi se është vrarë Vetoni; u përmbajta edhe kur më 2 maj dola në Tetovë dhe vazhduam ta botojmë KOHA-n në ekzil; u përbajta edhe kur u ktheva pas luftës në Kosovë dhe gjatë ditës raportoja për viktimat e luftës dhe në mbrëmje kthehesha për ta parë shtëpinë time të djegur; u përmbajta edhe kur u kthyem në redaksinë e rinovuar; edhe kur po raportoja me rastin e vdekjes së Presidentit Rugova; edhe kur po raportoja për herë të parë nga fillimi i bisedimeve për statusin në Vjenë, pastaj nga Këshilli i Sigurimit në New York; u përmbajta edhe kur Ahtisaari më tha në kamera se do të propozonte pavarësinë; dhe u përmbajta edhe në ditën kur nga studioja po e udhëhiqja programin special të shpalljes së pavarësisë; lotë nuk derdha as kur GJND-ja tha se pavarësia është OK dhe me të gjithë ata që i kisha në studio u ngritëm në këmbë dhe duartrokitëm; u mbajta veten edhe kur po raportoja se u bëmë me ushtri…
22 vjet! 22 vjet që s’do të mund të ndërroheshin me asnjë periudhë tjetër, me asnjë përjetim tjetër, me asnjë jetë tjetër. Si të ishin 122!
I rrethuar me miq e bashkëpunëtorë, të cilëve u beson dhe të besojnë!
S’ka fat më të madh në jetë se të punosh punën që e do, bashkë me njerëz të mirë, profesionistë e të përkushtuar.
Ka edhe shumë prej atyre që i kam pranuar vetë në punë, në KOHA Ditore dhe në KTV, të cilët sot janë ndër gazetarët më në zë dhe me të cilët mburrem.
Por, mbi të gjitha, s’ka nder më të madh se sa ta meritosh besimin e Flakës dhe të Vetonit, motrës dhe vëllaut, pa të cilët – e them me bindjen më të plotë! – historia e Kosovës do të ishte krejt ndryshe, më e zymtë.
Më 21 vjet ma kishin besuar redaksinë e kulturës e më 23 më kishin bërë redaktor përgjegjës të gazetës më të mirë shqiptare. Si 26-vjeçar ma besuan deskun informativ të televizionit dhe për plot 16 vjet prime-timen për Rubikon.
Besuan edhe se intervistat dhe kolumnet e mia meritoheshin të botoheshin dhe sot janë të përmbledhura në katër libra voluminozë.
Vetoni e Flaka, më kanë bërë mua që KOHA-n ta quaj gjithmonë shtëpi timen, ashtu siç e kanë bërë edhe për qindra kolegë të mi aty.
Absolutisht, asgjë nga ato që kam bërë për 22 vjet në KOHA, s’do të ishin të mundura pa mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkushtimin e kolegëve të mi të KOHA-s, të cilët po t’i përmendja me emer, do të ishte një listë e gjatë shumë e gjatë.
Iu përkulem të gjithë shikuesve dhe lexuesve të mi!
I nderuar dhe falënderues – për KOHË të kohëve. Përjetësisht!

Juaji,
Tiki/InLajmi/

Tags: Adriatik kelmendiGazetariKTVRubikon
Postimi i mëparshëm

Analisti Ahmeti: Albin mos na le pa Arben Vitinë në këtë kohë

Postimi tjetër

Gërmia do të mbyllet për automjete në vikend

Të ngjajshme Postime

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore
Kosovë

KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore

16 December 2025
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Kosovë

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

15 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Vdes shoferi i kamionit që u rrokullis në Mazgit

15 December 2025
Postimi tjetër
Gërmia do të mbyllet për automjete në vikend

Gërmia do të mbyllet për automjete në vikend

Lajmet e fundit

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Historike: Drita e Shkëndija arrijnë fazën e eliminimit në Conference League

Historike: Drita e Shkëndija arrijnë fazën e eliminimit në Conference League

18 December 2025
Fetah Paçarizi në hapjen e fushatës së PDK në Prizren: Këtu rrah zemra e vizionit, forcohet uniteti dhe shpresa për ndryshim

Fetah Paçarizi në hapjen e fushatës së PDK në Prizren: Këtu rrah zemra e vizionit, forcohet uniteti dhe shpresa për ndryshim

18 December 2025
Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës

Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës

19 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu